Rritet Numri i Pelikanëve Kaçurrel në Divjakë - Into Albania

Rritet Numri i Pelikanëve Kaçurrel në Divjakë

Laguna e Karavastas është një nga lagunat më të mëdha në Shqipëri dhe sidomos në Adriatik. Kjo lagunë prej vitesh është shndërruar në shtëpinë e shpendëve të rralla dhe është një nga vendet më me interes për shkak të ruajtjes të specieve të rralla që folenizohen aty.

Laguna e Karavastas së bashku me tre laguna të tjera janë pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta, në të gjenden mbi qindra lloje të ndryshme zogjsh që popullojnë gjithë zonën, duke krijuar një biodiversitet të rrallë në Shqipëri.

Parku Divjakë- Karavasta. Foto nga Arian Mavriqi

Ndër më i njohuri është Pelikani kaçurrel, i cili konsiderohet si më i spikaturi nga shpendët e egër.

Mesa duket viti 2020, qenka viti i Pelikanët kaçurrel, pasi në një postim në faqen e facebook-ut, ekspertët e Shoqatës Ornitologjik Shqiptare, kanë theksuar se në Shqipëri këto ditë ka pasur një numër të lartë të foleve të pelikanit në Divjakë.

Pelikani Kaçurrel, foto Taulant Bino. Burimi: facebook.com/aosalb

“Sot kolonia e pelikanit kaçurrel, ka arritur në rreth 85 fole me vezë dhe zogj, shifra më e lartë e regjistruar në 35 vitet e fundit ose që prej vitit 1984, kur u regjistruan 81 çifte folezuese në Divjakë,” kanë theksuar në komunikatën e tyre ekspertët që merren me studimin e zogjve.

Statistikat ndër vite të foleve të Pelikanit kaçurrel. Burimi: facebook.com/aosalb

Pavarësisht situatës, ku i gjithë vendi po kalon si pasojë e virusit më të ri COVID-19, duket që përkushtimi i specialistëvë nuk rresht as në këto ditë. Dhe të gjitha përpjekjet e tyre në këtë sezon të vështirë, po fokusohen pikërisht tek ruajtja e vazhdueshme e kolonisë në mënyrë që riprodhimi Pelikanit kaçurrel të jetë sa më i lartë dhe të kenë sa më shumë zogj të rinj. Sepse suksesi i lartë i riprodhimit, sipas ekspertëve, është i vetmi faktor që garanton shtimin e vazhdueshëm të kolonisë në të ardhmen.

New & Trending

Choose a