Saranda - Zgjedhja e Dytë e Udhëtarëve të "Tripadviser", në Listën e 25 Vendeve Turistike për 2020-ën - Into Albania

Saranda – Zgjedhja e Dytë e Udhëtarëve të “Tripadviser”, në Listën e 25 Vendeve Turistike për 2020-ën

Me mbi 28.500 reçensa nga udhëtarë nga e gjithë bota, lënë Tripadviser, Saranda sugjerohet për vitin 2020, si një ndër vendet turistike të së ardhmes.

Tripadviser është platforma e njohur dhe më e madhe kushtuar udhëtarëve dhe turistëve në të gjithë botën. Edhe këtë vit, kjo platforme ka publikuar 2 lista destinacionesh të përzgjedhura nga vetë komuniteti i udhêtarëve: vendet trend të turizmit dhe vendet emergjente.

Siç saktëson edhe vetë kjo platformë në artikullin e publikuar, me trende turistike nënkuptohen ato destinacione qe kane marrë më shumë vëmendjen e udhëtarëve në Tripadviser gjatë vitit të shkuar, ndërsa destinacionet turistike emergjente përfshijnë, zgjedhjet e së nesërmes, vendet në zhvillim turistik në të gjithë botën.

Ato vende që vit pas viti tërheqin gjithnjë e më shumë turistë. Në vend të parë në këtë listë qëndron Kalingradi, një lokalitet i vogël rus, mes detit Balltik, Polonise dhe Lituanisë. E dyta, rendita Saranda.

Më poshtë gjeni listën e plotë të bukurive të rralla në të gjithë botën, që po zbulohen dalë ngadalë nga udhëtarë të vëmendshëm në kërkim të vendeve të panjohura.


25 Destinacionet Emergjente në Botë

  1. Kaliningrad, Rusi
  2. Sarandë, Shqipëri
  3. Bejrut, Liban
  4. Luxor, Egjipt
  5. Naoussa, Greqi
  6. Ishulli Rugen, Gjermani
  7. Ishulli Phu Quoc, Vietnam
  8. Monopoli, Itali
  9. La Paz, Meksikë
  10. Curaçao, Karaibe
  11. Ile d’Oleron, Francë
  12. Guayaquil, Ekuador
  13. Tulsa, Okla., SHBA
  14. Ipswich, BM
  15. Franschhoek, Afrika e Jugut
  16. Tangier, Marok
  17. Takamatsu, Japoni
  18. Cala d’Or, Spanjë
  19. Petropolis, Brazil
  20. Antwerp, Belgjikë
  21. Mirissa, Sri Lanka
  22. Alvor, Portugali
  23. Winnipeg, Kanada
  24. Darvini, Australi
  25. Agra, Indi

New & Trending

Choose a