Sekretet e Përgatitjes së Sheqerpareve në Shtëpi - Into Albania

Sekretet e Përgatitjes së Sheqerpareve në Shtëpi

Tradita shqiptare e ëmbëlsirave është e pasur me receta të mrekullueshme por ajo e sheqerpares është padyshim më e veçanta.

Kjo recetë e zonës së Dibrës, prej dekadash tashmë njihet me emërtesën Sheqerpare Dibrane.

Është gostia më e mirë për miqtë, ëmbëlsia më e dashur për familjen, e sigurisht receta për të cilat të gjitha trevat shqiptare krenohen se është traditë e tyre.

Sipas një tradite dibrane, sheqerparen e sjellin miqtë si ogur të mirë e të ëmbël në raste gëzimesh, që në Dibër quhen ‘përvitçe’.”

Sheqerpare, burimi i fotos: AgroWeb

Për një tepsi me diametër 40-50 cm nevojiten këta përbërës

Gjalpë 500 g

Vezë fshati 10 kokrra

Miell 500 g

Për sherbetin

700 g sheqer

500 ml ujë

2 lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja

Në një tigani shkrijmë gjalpin dhe e lëmë të ftohet.

Ndërkohë në një tas hedhim vetëm të verdhat e vezëve dhe aty shtojmë gjalpin dhe i rrahim derisa të krijohet një masë homogjene.

Marrim një tepsi dhe në mes të saj vendosim miellin e situr, hapim një gropë ku hedhim vezët me gjalpin.

Fillojmë dhe mbledhim brumin me gishta, derisa të ngopet gjithë gjalpi dhe veza.

Brumi nuk duhet të jetë i fortë, por mjaftueshëm i butë që kur të merret një copë në dorë, të mund të krijohen toptha lehtësisht.

Tavën që do përdorim për pjekjen e ëmbëlsirës, e lyejmë me pak gjalpë, dhe i radhisim si gurabije duke i sheshuar lehtë me dorë.

I pjekim në furrë me 200 gradë, ose derisa të marrin ngjyrë të florinjtë. Por kujdes, pasi ato nuk duhet të skuqen.

Ndërkohë që ëmbëlsirat piqen, përgatisim sherbetin.

Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin, i përziejmë derisa të jenë tretur dhe më pas e vendosim në zjarr për disa minuta.

Më pas shtojmë dhe lëngun e limonit.

Kur të jenë pjekur sheqerparet, duhet t’ia hedhim sherbetin të nxehtë sapo e nxjerrim nga furra.

Ëmbëlsira ka dalë e mirë nëse, kur i hedhim sherbetin, ajo e pi në çast.

Më pas e lëmë të ftohet plotësisht dhe e shërbejmë të ftohtë. Burimi: AgroWeb.org

New & Trending

Choose a