Book Your Stay
Book Your Flight
Kilometri 0 i Tiranës është Sheshi “Skënderbej”. Hapësira u konceptua në formë rrethore nga arkitektët italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto, Gherardo Bosio dhe Armando Brasini. Sheshi e mori emrin e Heroit Kombëtar në vitin 1937. Ndërtesat që e rrethonin fillimisht janë ende aty por sot i gjithë ansambli i sheshit është modernizuar, duke u kthyer në hapësirë këmbësorësh e rrethuar me gjelbërom dhe e shtruar me gurë natyralë shumëngjyrësh të marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë. Pllakat kulmojnë në mesin e sheshit si një piramide që ngrihet lehtë nga skajet rrethuese të tij, ku rrjedh uji i shatërvanëve freskuese gjatë verës. Sheshi është një qendër muzeale e mirëfilltë sepse godinat që e rrethojnë kanë funksione të larta administrative, shtetërore dhe kulturore.
Është simbol identifikues i qytetit, hapur për turistët që prej vitit 1996. Ndërtuar në vitin 1822, ajo ka 90 shkallë në formë spiraleje dhe është 35 metra e lartë. Fillimisht ka patur një këmbanë të sjellë nga Venecia e cila binte çdo një orë. Kupola e vendosur në majë i jep një hije të ngjashme me Këmbanoren e sheshit San Marko.
Kulla e Sahatit, Tiranë, foto nga IntoAlbania
Mu pranë Kullës së Sahatit ndodhet Xhamia e Et’hem Beut. Ndërtesa e kultit është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që arriti të mbijetojë deri në ditët tona. Themelet e saj i hodhi në fund të shek. XVIII, Mulla Beu, kurse faltoren e plotësoi i biri i tij, Haxhi Et’hem Beu në çerekun e parë të shek. XIX. Vizitorëve u ofrohet një arkitekturë e mrekullueshme e xhamisë e zbukuruar me piktura murale, sipas traditës orientale.
Xhamia e Et’hem Bey pranë Sheshit Skënderbej, Tiranë, foto nga IntoAlbania
Është monumenti dominant i sheshit qëndror, me një lartësi prej 11 m. Është vepër e Odhise Paskalit, Andrea Manos dhe Janaq Paços dhe u vendos në qendër të Tiranës në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
Statuja e Skëndërbeut në Sheshin Skënderbej, Tiranë, foto nga IntoAlbania
Banka e Shqipërisë ngrihet në pjesën perëndimore të sheshit “Skënderbej”. Ndërtesa u projektua nga prof. Vittorio Ballio Morpurgo, një ndër arkitektët italianë më të njohur të shekullit të kaluar. Punimet për ndërtimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë filluan në shkurt të vitit 1937 dhe përfunduan në 30 tetor 1938. Stili arkitekturor i përket rrymës së Racionalizmit, me volume të mëdha, fasada që kompletojnë objektin gjysëm rrethor. Në brendësi të Bankës holli është dekoruar nga një mozaik gjigant, vepër e artistit italian Giulio Rosso. Ndërtesa u rikonstruktua në vitin 2015 me një shtesë në pjesën perëndimore të saj, ndërhyrje që shtoi elementë të arkitekturës moderne të shekullit të 21-të.
Banka e Shqipërisë, Tiranë, foto nga IntoAlbania
Përballë bankës ngrihet Pallati i Kulturës. Ndërtesa e stilit ekstremisht lindor u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov në vitin 1959. Ndërtimi i Pallatit të Kulturës përfundoi në vitin 1963. Në brendësi të ndërtesës zhvillojnë aktivitetin e tyre Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare.
Pallati i Kulturës, Tiranë, foto nga IntoAlbania
Muzeu Historik Kombëtar një tjetër godinë me vlera arkitekturore bart në brendësi të pavioneve të veta vlerësimin e historisë së Shqipërisë. Muzeu u inagurua në 28 Tetor 1981. Për ngritjen e tij punuan njohësit më të mirë të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në faqen ballore të tij shquan mozaiku gjigand që mëton të tregojë etapat e zhvilliimt të shqiptarëve në shekuj.
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, foto nga IntoAlbania
Nëse jeni në kërkim të atyre eksperiencave që duhen provuar njëherë në jetë, High Scardus Trail është ideali. Për të...
Read More
Gjatë komunizmit, produktet dhe markat komerciale botërore ishin aq të rralla në Shqipëri, sa shishet Coca – Cola apo ambalazhet...
Read More