Shëtitje me Kajak - Tendenca e re e Sezonit Veror në Lezhë - Into Albania

Shëtitje me Kajak – Tendenca e re e Sezonit Veror në Lezhë

Në Lezhë edhe për shëtitje me kajakë. Kjo është tendenca më e re që po zhvillohet në këtë qytet dhe që po merr vemendje.

Gjatë këtij sezoni veror po i jepet shumë vëmendje lumit Drin që përshkon mes për mes qytetin dhe më pas kalon në lagunën Kune – Vain, duke përfunduar në Detin Adriatik. Duke patur një rrjedhë të qetë shëtitjet më kajakë, varka, kanoe apo së fundmi edhe me dragon boat janë mundësi për të shijuar diçka ndryshe.

Drejtoria e Sporteve në Bashkinë e Lezhës është e gatshme të bashkëpunojë me grupe të ndryshme për t’i mbështetur pasi ka në dispozicion disa kajakë dhe një dragon boat që mund të përdoren prej jush për të shijuar jo vetëm shëtitje, por të ushtroheni edhe me sport.

Aty do të gjeni edhe instrukturorë që do të jenë pranë jush për të rritur sigurinë e lundrimit, ndërsa gjatë shëtitjes do të shikoni shumë peshkatarë të ardhur edhe nga qyteti të tjerë për të shijuar gjuetinë me kallama si pjesë sportive dhe adrenalinës që të jep edhe ky lloj sporti.

Janë rreth 2.5 km lundrim që do të ju dhurojnë një ditë ndryshe, ndërsa qendroni në Lezhë mund të zgjidhni edhe restorantet që janë ngritur përbri lumit në zonën e Vainit.

Shëtitjet me kajakë apo varka i japin edhe më shumë adrenalinë qendrimit në Lezhë apo pushimeve verore në plazhet e Shëngjinit dhe Tales.

New & Trending

Choose a