Shpërthimi Lozonjar i Natyrës - Fotot më të Gjelbra që keni Parë - Into Albania

Shpërthimi Lozonjar i Natyrës – Fotot më të Gjelbra që keni Parë

Kush ka dalë nga shtëpia këto ditë, me siguri ka vënë re shpërthimin lozonjar të natyrës në të gjitha nuancat e të gjelbrës. Në kontrast të plotë me izolimin e njerëzve në shtëpi, shtrëngimet e kushtëzuara nga pandemia globale, degët e pemëve fëshfërijnë në ajër gjethet e tyre të sapo çelura. Në çdo lagje, në çdo kthinë, apo çeltinë, ndjehet mungesa e prenzencës njerëzore dhe aty, bimësia është shtrirë si në një shtriqje mëngjesi. Në IntoAlbania, bëmë një xhiro nëpër Tiranë dhe mblodhëm foto që shumë më mirë se fjalët, tregojnë këtë rilindje, liri dhe lulëzim të plotë të natyrës.

New & Trending

Choose a