Shqipëria e para në Ballkan me Drive-In Cinema - Into Albania

Shqipëria e para në Ballkan me Drive-In Cinema

Eksperienca e njohur me emrin “Drive-In Cinema”, vjen për herë të parë në Ballkan, pikërisht në kryeqytetin shqiptar.

Po çfarë është kjo gjë dhe si ka lindur, do thoni me shumë të drejtë ju. Drive-in Cinema, si shumë “ekstravaganca” rehatie, origjinën e saj e ka të largët në kohë dhe vend. E përdorur që në fillim të shekullit të kaluar në SHBA, vetëm në 6 Qershor 1933, u çertifikua nën emrin e atij që sot njihet si “babai” i kësaj shpikjeje, Richard Hollingshead.

Një model i Drive In Cinema. Burimi Web Library.

Historia do, që rioshi Richard, i impenjuar me punë në kompaninë e të atit, i cili merrej me pjesë këmbimi për automjete, të krijonte një situatë të rehatshme për mamanë e tij, e cila ishte një grua shumë e shëndoshë dhe nuk qëndronte dot në poltronat e kinemasë. Për këtë arsye, ai e eksperimentoi në oborrin e shtëpisë, ku mori makinën e tij, një projektor Kodak, dhe dy çarçafë që i lidhi në pemët e oborrit për të krijuar “ekranin”. Kaq i duhej një njeriu për të parë në komoditet të plotë, nga sedilja e makinës së tij, një film në ekran të madh.

Drive In Cinema. Burimi Web Library.

Në SHBA kjo tashmë është një traditë gati një shekullore. Siç na tregoi organizatori i saj në Tiranë, Arbër Minxhozi, ka qënë një udhëtim i tij në Amerikë që i ka dhënë shkëndijën e parë për të menduar: “Ah, sikur të bëhej edhe në Shqipëri!”.

Bashkëpunimi me kompaninë Digitalb dhe Bashkinë e Tiranës e nxorrën nga sirtari këtë projekt të Arbrit dhe e bënë të mundur për këdo që dëshiron të provojë një eksperiencë të re.

Nga e hëna në të dielë, sipas një tematike të caktuar të ngritur gjithë fantazi mbi 8 personazhe që përfaqësojnë secili njërën nga ditët e javës (plus Ninën që harton planin javor), dashamirësit e kinemasë mund të përzgjedhin në dy filma dhe dy orare për secilën ditë (18:30 dhe 21.30). E hëna është e Benit. I dhënë pas filmave biografikë, për të nisur këtë aventurë, ai ka zgjedhur personazhe të famshëm të historisë së mafias amerikane të viteve ’70.

Programin e plotë e gjeni në profilin instagram të Driveincinema.

Organizatorët kanë menduar për çdo detaj, në mënyrë që kjo përvojë të vijë te ju sa më e plotë. Kështu, për të dëgjuar audion e filmave, nuk është e nevojshme të mbani hapur dritaret e makinës, por mjafton të sintonizoni radion në 95.1 MHZ FM. Dhe së fundmi, çfarë do të ishte një film, pa një gotë raki, pak ushqim apo një gotë verë të ngrohtë.

Ju kemi bërë shumë kurjozë, e dimë! Drive In Cinema ndodhet në rrugën “Jordan Misja”, tregu Petrela, pranë Bulevardit të Ri. Biletat variojnë nga 700 deri në 1000L për çdo makinë me 4 deri në 5 miq. Akoma s’jeni nisur?

New & Trending

Choose a