Shtegtarë dhe Autoktonë - Zbuloni Shpendët më të Rrallë të Shqipërisë - Into Albania

Shtegtarë dhe Autoktonë – Zbuloni Shpendët më të Rrallë të Shqipërisë

Në këto ditë të izolimit total, ku bota ka si kryefjalë pandeminë globale, trevat shqiptare, kanë qenë mikpritëset e para të shumë shpendëve të rrallë shtegtues.

Me një relievi të pasur dhe klimë të favorshme, Shqipëria ka kushte të favorshme për t’i dhënë jetë shpendëve të shumëllojshme. Vendi ynë numëron rreth 370 lloje, nga të cilat rreth 290 lloje janë autoktone.

Periudha e pranverës është idealja për shtegtimin e shumë shpendëve të cilat konsiderohen të rralla dhe Shqipëria numëron shumë.

IntoAlbania sjellë një listë prej 10 shpendësh të rrallë të territorit Shqiptar, jo vetëm shtegtues, por edhe autoktonë.

Pula e livadheve

Ky lloj shpendi është një nga të rrallat në territorit tonë. Në Gadishullin Ballkanik specie të tilla raportohen të zhdukura ose në sasi të vogla. Pula e Livadheve, përbëhet nga dy popullata folezuese, ajo lindore me qendër në Rusi dhe ajo perëndimore më qendër në Spanjë dhe Portugali.

Pula e Livadheve. Burimi: https://www.hbw.com/ibc/

Gargulli

Gargulli është një shpend migrator shumëngjyrësh që ka shtëpizën e tij edhe në trevat shqiptare. Konsiderohet një nga shpendët më të mahnitshëm të Evropës, për shkak të ngjyrave të pasura ekzotike e të shndritshme. Ky lloj shpendi shtegton nga Afrika e Jugut, për të ardhur si vizitorë, kryesisht në periudhën maj-gusht. Ai folenizon kryesisht në zona të hapura me peizazhe të shumëllojshme, e ndërton folenë në shpate lumenjsh.

Gargulli, foto nga Besnik Jakupi

Shqiponja e Malit

Simboli i Shqiptarëve, shpendi madhështor i cili haset në tërë Shqipërinë, por më shumë në zonat malore. Njihet për aftësi të mëdha fluturuese dhe shpejtësi të lartë manovruese.  

Shqiponja e Malit, foto nga Granit Hyseni. Burimi: Wildlife – Albanian Photographers

Kali i qyqes

Kali i qyqes përfaqëson jo vetëm simbolin e biodiversitetit, por edhe një prej llojeve më të rralla në të gjithë vendin. Sot Kali i Qyqes konsiderohet si më i rrezikuari gjatë 30 viteve të fundit. Ky shpend është ndër shkabat më të mëdha në Shqipëri, i cili ndihmon ekosistemin, shkaba të tilla janë pastruesit apo ruajtësit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Kjo pasi ato ushqehen me kërmat e kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra, shpendë të tjerë dhe peshq, insekte, fruta dhe madje me jashtëqitje të gjitarëve. Gjendet kryesisht në zonën e Gjirokastrës.

Kali i Qyqes, foto nga Franz Robiller. Burimi: Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

Pelikani Kaçurrel

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është kthyer prej vitesh në shtëpinë folenizues të këtij shpendi që konsiderohet si më i madhi ujor. Është një shpend që rritet dhe zhvillohet në liqenet kryesore të Shqipërisë dhe nuk shtegton. Prej vitesh pelikani është kthyer në një joshje të veçantë jo vetëm për turistët vendas, por edhe për të huajt. Pelikani kaçurrel jo vetëm zbukuron lagunën, por kohët e fundit po vërehet dhe një rritje e numrit të foleve, një faktor pozitiv që tregon se ky shpend, po rigjen shtëpinë e tij.

Pelikani Kaçurrel, foto nga Granit Hyseni në Parkun Divjakë-Karavasta

Lejleku

Në Shqipëri, lejleku konsiderohet si ndër të parët shpend verues. Vjen në pranverë  kryesisht në mars dhe largohet në vjeshtë duke filluar nga gushti gjer në fund të shtatorit. Madje në këtë kohë pandemie ishte i pari që mbërriti në trevat shqiptare. Vitet e fundit numri i Lejlekëve të kthyer në Europë ka ardhur duke u zvogëluar. Shkaku i kësaj është ndryshimi i klimës dhe prishja e habitateve.

Lejleku, foto nga Granit Hyseni. Burimi: Wildlife – Albanian Photographers

Larushi Kokëkuq

Është një shpend, shtegtar tropikal, në trevat shqiptare. Zakonisht qëndron në majat e pemëve, por mund të gjendet dhe në terrene me rërë.

Flamingo

Lugina e Nartës njihet dhe si strehëza e flamingove, por mbrapa nuk qendron as Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta. Shpendi lozonjar spikatet për shkak të kontrasteve midis ngjyrës rozë, të zezë dhe të bardhë. Mbrojtja e këtij shpendi në Shqipëri ka bërë që një numër i konsiderueshëm flamingosh të rishfaqen në lagunat tona, duke sjellë dhe një numër të konsiderueshëm të turistëve.

Skifteri kthetrazi

Është ndër shpendet që gjendet në gjithë Shqipërinë. Si shpend autokton grabitqarë pëlqen të qëndrojë në terrene të hapura, e toka kënetore.

Skifteri Kthetrazi, foto nga Granit Hyseni e realizuar në Kamenicë të Kosovës

Pata e Vogël Laramane

Është një ndër shpendët në zhdukje dhe shfaqet e rrallë në zonën e Shkodrës dhe në Butrintit. Është një patë mjaft e vogël me qafë të trashë dhe dallohet për ngjyrat e mrekullueshme mes të kuqes dhe gështenjës së fortë.

Pata e vogël laramane. Burimi https://ebird.org/species/

New & Trending

Choose a