Si ta bëni të lumtur partnerin me një udhëtim - Into Albania

Si ta bëni të lumtur partnerin me një udhëtim

Qofshit në hapat e parë të dashurisë, apo në një marrëdhënie të gjatë, 14 shkurti është një justifikim shumë i mirë për t’i dhënë mundësinë vetes për një udhëtim më shumë. Këtë vit, situata bëhet edhe më e favorshme meqënëse Shën Valentini koinçidon të jetë në fundjave. IntoAlbania ka sugjerime shumë të vlefshme për të gjitha natyrat e çifteve. Ju duhet vetëm të përcaktoni nëse jeni një çift romantik, një dyshe e aventurës, apo dashnorë të natyrës.

Për më romantikët

Sugjerojmë një udhëtim kulturor në një nga sitet arkeologjike më të magjishme në Shqipëri, në parkun Arkeologjik të Apollonisë dhe Manastirin e Ardenicës. Atmosfera e veçantë e këtij vendi është fryt i kombinimit të monumenteve të rralla, peizazhit dhe arkeologjisë. Qyteti i vjetër i Apollonisë është ndër qytetet klasike më të rëndësishme në vend dhe ky sit është nga destinacionet më të përzgjedhura të turizmit kulturor, gërshetuar me atë gastronomik.

Parku Arkeologjik i Apollonisë

Pasion për aventurë

Së pari zgjidhni mjetin e udhëtimit. Do të preferonit një Jeep 4×4, një biçi, një gomone, një kayak, mushkë, për të vizituar vende si kanionet e Langaricës, kanionet e Osumit, Parkun e Ulëzës e Shkopetit, Këlcyrën e ujëvarën e Sotirës. Këto destinacione janë nga më të preferuarat pikërisht sepse dhurojnë përjetime e kujtime të paharrueshme.

Dashnorë të natyrës

Kur dashuron dikë, apo diçka, qoftë udhëtim apo një copëz natyrë, do të doje që kjo ndjenjë të zgjaste sa më shumë në kohë. Prandaj ata që dashurojnë natyrë, duan ta shijojnë pak nga pak, hap pas hapi, edhe në ngjitje malesh. Nga parku Nacional Qafshtamë në atë Shebenik Jabllanicë, Malin e Ҫikës apo Kepin e Rodonit, këto vende janë ideale për ata që marrëdhënien në çift nuk e kuptojnë dot pa përfshirjen e natyrës.

Kepi i Rodonit

New & Trending

Choose a