Si të Pastroni Maskën Mbrojtëse në 7 Hapa të Thjeshtë - Into Albania

Si të Pastroni Maskën Mbrojtëse në 7 Hapa të Thjeshtë

Mbajtja e maskave është një nga faktorët e shumtë mbrojtës që sugjerohet të zbatohen por sasia e limituar e tyre në treg, në të gjithë botën ka bërë që njerëzit të kërkojnë mënyra nga më të ndryshmet për t’i zëvendësuar.

Maskat më të përdorura janë ato të kirurgëve, me një përdorim. Sipas udhëzimeve të shumta, këto maska nuk duhen mbajtur më gjatë se dy orë dhe pas përdorimit të parë, duhen hedhur për shkak të baktereve dhe papastërtive që akumulojnë.

Por ka një mënyrë për t’i dezinfektuar ato dhe për t’i bërë të përdorshme deri në tri herë, nësë nuk janë prishur pas përdorimit të parë. Për këtë, ju duhet vetëm një solucion me përmbajtje alkoli në masën 70% dhe një shishe me spërkatës.

Mbështetur në udhëzimet e lëshuara nga Stabilimenti Kimiko-Farmaceutik Ushtarak në Firence, kjo është e mundur në 7 hapa të thjeshtë:

1. Lani mirë duart.
2. Hiqeni maskën duke e kapur nga llastiku i posaçëm.
3. Lani duart përsëri.
4. Vishni njē palë doreza ose dizinfektoni duart.
5. Mbështeteni maskën në një sipërfaqe të larë paraprakisht me ujë dhe sapun ose dezinfektues të përshtatshëm.
6. Spërkateni maskën me alkol (70%) njësoj në të gjithë sipërfaqen, duke përfshirë edhe llastikun, por pa e tepruar.
7. Kthejeni në krahun tjetër dhe përsërisni operacionin.

Lëreni të thahet mirë për të paktën 30 minuta, deri në avullimin e plotë tē alkolit. Nëse nuk duhet ta përdorni menjëherë, ruajeni nē një qese te pastër deri në një përdorim të ri.

New & Trending

Choose a