Sixhadet Kuksiane- Pasioni që Thuret Brez pas Brezi - Into Albania

Sixhadet Kuksiane- Pasioni që Thuret Brez pas Brezi

Kultivimi e ruajtja e artizanatit, kryesisht të sixhades, është një traditë e vjetër kuksiane, të cilën me shumë mund gratë e kësaj zone po e trashëgojnë brez pas brezi.

Punim në vegjë. Foto nga IntoAlbania

Si një nga traditat më të çmuara, realizimi i sixhadeve kuksiane ka karakteristikë punimet popullore, me kombinimet shumëngjyrëshe të motiveve të ndryshme, kjo i bën ato të veçanta dhe më autentike, në krahasim më zonat e tjera të Shqipërisë.

Sixhadet Kuksiane. Foto nga IntoAlbania

Zhvillimi i një tradite të vjetër familjare

65 vjeçarja Hate Ora është ndër ato artizane, që jetën nuk e shikon të shkëputur nga realizimi i sixhadeve. Prej 4 brezash ajo e trashëgon këtë zanat, e sot ia ka mësuar vajzës dhe mbesave të saj. Madje thekson se edhe nëna e saj, 80 vjeçare punon ende në realizimin e sixhadeve.

Hate Ora në ambjentin e punës. Foto nga IntoAlbania.

Duhet theksuar se një ndihmesë të madhe në kultivimin e këtij zanati e pati edhe ndërrmarja e parë e artizanatit në vitin 1951 (në Kukësin e Vjetër).

Skicat e punimeve të sixhadeve. Foto nga IntoAlbania

Një pjesë e madhe e punimeve të sixhadeve ka kaluar kufijtë e krahinës dhe vendit, duke prezantuar Shqipërinë me dinjitet në panairet e Europës.

Në të u punësuan shumë gra të kësaj zone të cilat morën zanatin dhe me mbylljen e kësaj ndërrmarje pas viteve ’90 janë munduar ta ruajnë me shumë mundim, duke ndërthurur në realizimin e sixhadeve tradicionalen me populloren.

Sixhadet Kuksiane. Foto nga Punime Artizanale Ora

Mbajtja gjallë e traditës

Hate është një nga ato zonja kuksiane që ka arritur ta mbajë gjallë këtë traditë. Në një ambjent modest ajo pret porosi për realizimin e sixhadeve, qilimave apo edhe të rrugicave, të cilat kanë si synim jo vetëm tregun shqiptar, por dhe atë jashtë.

Sixhadet Kuksiane. Foto nga IntoAlbania.

Hate na shpjegon se realizimi i tyre nuk është i lehtë, jo vetëm për mundin fizik, por edhe për zbërthimin e punimit, matjet e duhura, të cilat kërkojnë një punë intensive paraprake. Realizimi i një sixhadeje sigurisht që kërkon kohë dhe ajo varet nga densiteti i nyjeve, nëse ato do të ndërtohen me një densitet të imët, sigurisht që kërkon shumë kohë pasi punohet me fije të hollë sa një fije floku.

Ka raste që punimi i një sixhadeje mund të kërkojë edhe dy vjet kohë, në varësi të modelit, punimit, densitetit dhe dimensionit, na shpjegon zonja Hate.

Ambienti i punës së artizanes Hate Ora. Foto nga IntoAlbania.

Realizimi i sixhadeve është kthyer në një markë të pazëvendesueshme, që mban emrin dhe pasionin e zonjave kuksiane.

Punime nga Hate Ora. Foto nga Punime Artizanale Ora
Sixhadet Kuksiane. Foto nga IntoAlbania
Sixhade dekoruese. Foto nga IntoAlbania
Sixhadet Kuksiane. Foto nga Punime Artizanale Ora

Punime Artizanale Ora i gjeni në:

Rruga “Universiteti” Kukës

tel: 0685211088

New & Trending

Choose a