Skifteri Kthetraverdhë - Gjendet Vendgrumbullimi i Parë i tij në Veri të Vendit - Into Albania

Skifteri Kthetraverdhë – Gjendet Vendgrumbullimi i Parë i tij në Veri të Vendit

Mesa duket të vetmit që gjejnë lirinë në këtë kohë pandemie janë shpendët. Shqipëria është një vend që ofron një kombinim të relieve dhe panoramave të ndryshme me ekosistemet e pasura natyrore, në det, mal, lumë dhe liqen, të denja për të lejuar krijimin e strehëzave të shpendëve të ndryshëm përfshirë këtu edhe ata në rrezik zhdukje.

Një lajm shumë i mirë vjen nga Shpendët e Shqipërisë të cilët na informojnë se janë gjetur vendgrumbullimet e para të skifterit kthetraverdhë (Falco naumann) në veri të Shqipërisë.

Skifteri Kthetraverdhë, foto nga Shpendët e Shqipërisë

Shqipëria ndonëse vend me sipërfaqe të vogël, përfaqëson vendin e parë dhe më të rëndësishëm në Evropë për skifterin kthetraverdhë gjatë periudhës së parashtegtimit.

Sipas Shoqatës Shpendët e Shqipërisë gjatë muajve korrik-shtator, në Shqipëri, ndodh grumbullim i një numri të konsiderueshëm të skifterit kthetraverdhë. Është vërtetuar tashmë që në këtë periudhë, skifteri kthetraverdhë kryen lëvizje të largëta në drejtime të ndryshme, madje kryesisht në veri të territoreve të folezimit, nëse gjenden zona me ushqim të bollshëm, që u lejojnë familjeve të reja të grumbullojnë rezervat e duhura energjitike për të ndërmarrë shtegtimin e largët drejt Afrikës.

Në vendin tonë është gjetur deri më tani një rrjet relativisht i dendur me fjetore të këtij lloji, duke mbajtur një numër individësh deri në 6000, sikurse është rasti i fjetores së Luginës së Drinos, e cila është më e madhja në vendin tonë.

Skifteri Kthetraverdhë, foto nga Lutfi Muarremi, Wild Life Albanian Photographers

“Shpendët e Shqipërisë” gjatë këtij sezoni parashtegtimi ka ndërmarrë një nismë kërkimi për të gjetur vendgrumbullime të këtij lloji në Shqipërinë veriore dhe rezultatet e para pozitive më në fund u përftuan.

Është pikërisht Ultësira e Nënshkodrës vendi ku vullnetarët kanë gjetur vendgrumbullimin e parë të këtij lloji në Shqipërinë veri-perëndimore. Vullnetarët, pas kërkimit në zonë, arritën të lokalizojnë vendin në afri të aeroportit të Gjadrit, ku u numëruan 22 individë të këtij lloji, që qëndronin në telat përcjellës së energjisë elektrike, theson në njoftimin e saj Shpendët e Shqipërisë

New & Trending

Choose a