Spektakël i Ri Qiellor në Ardhje - Mos e Humbisni Kometën e Korrikut - Into Albania

Spektakël i Ri Qiellor në Ardhje – Mos e Humbisni Kometën e Korrikut

Nga e diela e parë e korrikut, të apasionuarit pas yjeve, janë në vëzhgim të kometës që do të japë “spektakël” në qiellin e këtij muaji. Quhet Neowise (Near Earth Object, zbuluar nga teleskopi Wise) dhe deri më tani, mendohet të jetë kometa më e rëndësishme që është zbuluar së fundmi dhe për më tepër, mund të dallohet me sy të lirë.

Më e shndritshmja e shekullit të ri

Në gjuhën shkencore Neowise i përket kategorisë së kometave “jo periodike” dhe ky përcaktim tregon për strukturën si është e bërë kjo kometë, e cila nuk lejon parashikimin e një rikthimi të mundshëm. Ajo që mund të thuhet me siguri është se do të jetë kometa më e shndritshme e shekullit të ri. Nga dita kur u zbulua, 27 marsin e kaluar, ajo qëndronte 312 milion kilometra larg Diellit dhe shkëlqimi i saj ishte 25 mijë herë më i vogël se sot, që ajo kaloi edhe në distancën më të vogël nga Dielli, duke i mbijetuar zjarrit të tij.

Spektaklin do ta favorizojë edhe më shumë, moti i kthjellët dhe qielli i pa mbuluar nga retë që mendohet të mbizotërojë në ditët në vijim të korrikut. Në të njëjtën kohë, shkëlqimi i saj nuk od të ketë nevojë për asnjë mjet vëzhgues, pasi do të jetë e qartë dhe e dukshme me sy të lirë.

Kur dhe si ta shohim Kometën Neowise

Duke filluar nga nesër dhe pasnesër, datë 7/8 korrik, pa zbardhur ende, rreth orës 4, ktheni vështrimin drejt Verilindjes dhe do të shquani bishtin e kaltër e të ndezur të kometës Neowise. Por nëse ora 4 është shumë herët për ju, atëhere, mund ta shquani Neowise-in edhe në një moment tjetër të ditë-natës, në itervalin prej 80 minutash që pason perëndimin e Diellit.

22 korriku është data në të cilën kometa do të ndodhet në distancën më të shkurtër nga Toka, 103 milion kilometra dhe do të jetë më e dukshme në perëndim të Diellit. Pas datës 11 e deri në 22 korrik, duhet ta kërkoni në drejtim të Veriperëndimit, për shkak të spostimit të saj të vazhdueshëm.

Nëse këto ditë korriku, jeni me pushime në një vend bregdetar, apo një lokalitet malor, nën qiell të hapur, ju sugjeojmë të ngrini sytë nga qielli dhe të shijoni shkëlqimin e kometës Neowise.

New & Trending

Choose a