Spektakël natyror - 15 fotografi të magjishme të Shqipërisë nga Jurgen Kushta - Into Albania

Spektakël natyror – 15 fotografi të magjishme të Shqipërisë nga Jurgen Kushta

Të kapësh hënën e ta vendosësh në pëllëmbë të dorës apo të të duken majat më të larta lehtësisht të arritshme, kjo është magjia e punëve të fotografit dhe regjisorit Jurgen Kushta, i cili nëpërmjet aparatit kthen ëndrra në realitet.

Për fotografë të apasionuar e njerëz të dhënë pas natyrës, Shqipëria është një subjekt spektakolar; në duart e duhura, edhe magjik. Me pasionin e tij për të eksploruar dhe lenten e përqendruar tek bukuria e jashtëzakonshme e vendit tonë, Jurgen Kushta “kap” dhe tregon pamjet më mahnitëse të Shqipërisë.   

Njëkohësisht të tokës dhe të qiellit, po aq ëndërrimtare sa edhe të rregjura, fotografitë e Kushtës të çojnë në një udhëtim të dyfishtë, si në vende reale, ashtu edhe në imagjinatën e fotografit. Siç do të shihni në përzgjedhjen tonë, fotografitë e tij të majave dhe sipërfaqeve pasqyruese të ujërave janë të pabesueshme. Megjithatë, më të paharrueshmet janë imazhet e tij nokturne, të cilat na lënë me pikëpyetjen nëse do të mund të shohim ndonjëherë atë që sheh Kushta. Për të besuar, ndiqni udhëtimin nëpërmjet fotografive më poshtë dhe për më tepër, ju ftojmë të ndiqni: @outdoorgen

Drin Valley. Photo by Jurgen Kushta
Lugina e Drinit. Foto nga Jurgen Kushta.
Kallkan Peak. Photo by Jurgen Kushta
Maja e Kallkanit. Foto nga Jurgen Kushta
Jezerca Peak of the Dinaric Alps. Photo by Jurgen Kushta
Jezerca. Foto nga Jurgen Kushta
Blue Eye of Theth. Photo by Jurgen Kushta
Syri i kaltër, Theth. Foto nga Jurgen Kushta
Theth. Photo by Jurgen Kushta
Theth. Foto nga Jurgen Kushta
Theth. Photo by Jurgen Kushta
Theth. Foto nga Jurgen Kushta
Shebenik-Jablanica National Park. Photo by Jurgen Kushta
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Foto nga Jurgen Kushta
Shebenik-Jablanica National Park. Photo by Jurgen Kushta
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Foto nga Jurgen Kushta
Kallarat Village in Vlorë. Photo by Jurgen Kushta
Fshati Kallarat, Vlorë. Foto nga Jurgen Kushta
Biza Lake in Shëngjergj. Photo by Jurgen Kushta
Liqeni i Bizës, Shëngjergj. Foto nga Jurgen Kushta
Vajusha. Photo by Jurgen Kushta
Vajusha. Foto nga Jurgen Kushta
Novoseja Lake in Kukës. Photo by Jurgen Kushta
Liqeni i Novosejës, Kukës. Foto nga Jurgen Kushta
Mountain with Holes.Photo by Jurgen Kushta
Mali me gropa. Foto nga Jurgen Kushta
Mount Korab. Photo by Jurgen Kushta
Mali i Korabit. Foto nga Jurgen Kushta
Mount Trojan. Photo by Jurgen Kushta
Maja e Trojanit. Foto nga Jurgen Kushta

New & Trending

Choose a