Të Bllokuar në Fshatin Fishtë Pasi u Mbyllën Kufijtë - Çifti Hollandez Shijon Jetën në Fermë - Into Albania

Të Bllokuar në Fshatin Fishtë Pasi u Mbyllën Kufijtë – Çifti Hollandez Shijon Jetën në Fermë

Një aventurë nuk do të quhej e tillë në mungesë të të papriturave të mëdha. Vetëm se këtë herë, “fati” e ekzagjeroi me “fantazinë” për çiftin hollandez që kishte planifikuar të qëndronte në Shqipëri vetëm dy ditë.

Në një intervistë dhënë kanalit televiziv ABC News, mësuam se Merel Reckman dhe partneri i saj, kishin kohë që udhëtonin me kamperin e tyre në zonën e ballkanit. Në kthim të udhëtimint të tyre kishin planifikuar të kalonin nga Shqipëria për të shpenzuar dy ditë edhe këtu, por bllokimi i kufijve e bëri të pamundur spostimin e mëtejshëm.

I gjendur në këtë situatë, larg familjes, në një vend të panjohur, pa ditur se kur mund të rikthehet në shtëpi, thuajse në mënyrë të natyrshme, çifti ka filluar t’i përshtatet jetës në ferme.

Kështu, kanë nisur të ndihmojë në aktivitetet e fermës, në agroturizmin “Mrizi i Zanave”, ku në punë e sipër, pasi është bërë pis, siç tregon vetë Merel në intervistë, pronari i agroturizmit e ka lejuar të pastrohet në njëren nga dhomat e agriturizmit. Prej asaj ditë ajo është dhoma ku çifti jeton, në pritje për t’u riatdhesuar.

Duke gjykuar nga viedoja, përtej një shqetësimi të përgjithshëm që shpreh Merel, por të ngjashëm me shqetësimin e kujtdo që po kalon këtë situatë në botë, duket se çifti po e shijon jetën në fermë, mes kujdesit për kafshët dhe punëve të tjera.

Ndërsa në IntoAlbania, mezi presim t’i kthehemi turizmit në Shqipëri, udhëtimeve dhe eksperiencës në fermë me ospionet e shumta që ofron agriturizmi shqiptar. Këtu mund të shfletoni një listë të disa prej ofertave në seksionin “Farm Life Albania”.

New & Trending

Choose a