Të Gjithë në Shtëpi, të Gjithë në Punë - 4 Këshilla Për të Qënë Efiçentë - Into Albania

Të Gjithë në Shtëpi, të Gjithë në Punë – 4 Këshilla Për të Qënë Efiçentë

Të gjithë në shtëpi, por duke punuar. Në kushte të forcuara dhe të detyruara nga situata e pakëndshme në të cilën na ka shtrënguar Koronavirusi, gjithnjë e më shumë profesionistë, gjenden duke punuar nga shtëpia. Por që rezultati të jetë sa më optimal, duhet të krijojmë një rutinë të domosdoshme pune. Kjo nuk është edhe aq e lehtë duke pasur parasysh që shumë mund të jenë në shtëpi me prindër, partner, apo fëmijë, të gjithë të detyruar për të ndenjur në shtëpi dhe për të ndarë të njëjtën hapësirë. Por që puna nga shtëpia të këtë rezultat, duhen krijuar disa kushte:

Së pari

Krijoni një kënd të përshtatshëm për punën. Ambienti komod i shtëpisë mund të ndikojë në mënyrë të pavetëdijshme në zgjerimin e kohës dhe marrjen e punës “shtruar”, ndaj një vend i organizuar, na predispozon më mirë për të ruajtur ritmin. Kjo nuk do të thotë që të ulesh dhe të mos ngrihesh nga tavolina e punës deri ne pëfrundim të saj. Përkundrazi, është e këshillueshme një xhiro rreth dhomës, çdo një orë.

Së dyti

Duhet të sigurosh ndriçim të mirë në tryezën e punës. Drita e duhur, është çelësi për të zhvilluar punën sa më rehat.

Së treti

Krjio hapësirë për pauza. Dhe sigurisht, këtu nuk po flasim për pauzat e cigares. Mirë do të ishte që të kishit pranë tryezës së punës një karrige, për të pushuar në intervalet e gjata të punës. Pse jo, mund t’i lejoni vetes edhe një kafe, apo një lëng të shtrydhur.

Dhe në fund

Asnjë punë e mirë nuk bëhet në pizhama, përveç gjumit. IntoAlbania ju sugjeron ta nisni rutinën duke vënë zilen e zgjimit në mëngjes, të kryeni ritualin e pastërtisë e higjenës personale dhe më pas, të visheni sikur do të niseshit për në punë, por me komoditetin e shtëpisë.

IntoAlbania ju uron punë të mbarë dhe kurajo!

New & Trending

Choose a