10 eventet e muajit prill - Into Albania

10 eventet e muajit prill

1. Quartetto di Cremona – 250 vjet nga lindja e Beethoven, Universiteti i Arteve, 2 prill, Tiranë

Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së Ludwig van Beethoven, Kuarteti i Kremonës do të luajë disa nga pjesët më të njohura të kompozitorit gjenial gjerman. Shfaqja fillon në orën 19:00, dhe mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës. Për më tepër kliko këtu.

Quartetto di Cremona, burimi i fotos: facebook.com.

2. Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, 2 prill, Teatri i Kukullave, Tiranë

Fëmijët e kryeqytetit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një sërë aktivitetesh interesante që organizohen në Teatrin e Kukullave në 2 prill, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë. Aktivitetet organizohen nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, dhe përveç diskutimeve mbi librin, do të ketë dhe ekspozita pikture apo shfaqje të tjera. Orari i fillimit të aktiviteteve: 17:30. Për më tepër kliko këtu.

3. “Natën, mὰ” – Teatri Metropol, 4-5-6 prill, Tiranë

Drama nga Marsha Norman, fituese e çmimit Pulitzer, do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol në datat 4, 5 dhe 6 prill. Historia flet për historinë e Telmës, gruas rreth të 50-ave që jeton me të bijën 30 vjeçare, Xhesin, të cilat përfshihen në disa debate tejet ekzistenciale, pas një vendimi të papritur të Xhesit. Shfaqja vjen me regji të Ema Andreas, interpretim të Egla Cenos dhe Ilire Vincas, muzikë të Bojken Lakos, si dhe skenografi të Enio Shehit. Orari i nisjes: 19:00. Për info të tjera apo rezervime kontaktoni në numrin: +355 67 227 0668

4. International Tourism Fair Tirana, Edicioni i 3-të, 5-6 prill, Tiranë

Për të tretin vit radhazi realizohet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, më datat 5-6 prill, në Expocity Albania! Ky konsiderohet dhe si një nga panairet më të rëndësishme të turizmit në rajon, dhe në të marrin pjesë agjensitë shtetërore të turizmit, ato private, bizneset e ndryshme, etj. Nëse doni të krijoni një rrjet të nevojshëm kontaktesh apo edhe të merrni informacionet më të fundit mbi zhvillimet e turizmit në rajon, shënoni datat 5 dhe 6 prill. Për më tepër info apo kontakt: marketing@expocity.al, apo kliko këtu.

Posteri zyrtar i eventit.

5. Ballo Vjeneze, Edicioni i Dytë, 12 prill, Pallati i Kongreseve, Tiranë

Kushdo që njeh dhe vlerëson muzikën klasike dhe valsin vjenez, do të ketë shansin të shohë një spektakël të vërtetë në Pallatin e Kongreseve! Shfaqja vjen nën kujdesin e Bashkisë së Vjenës dhe Bashkisë së Tiranës, dhe bileta nis nga 50 euro. Për bileta kliko adresën: myticket.al.

Burimi i fotos: myticket.al.

6. Albania Afrolatin Festival, 19-21 prill, Tiranë

Të gjithë të apasionuarit pas kërcimeve latine do të kenë mundësi të bëhen pjesë e 3 ditëve festë në Tiranë! Të ftuar nga e gjithë bota do të performojnë nën tingujt e salsas, bachata-s, kizombas, afrohouse apo llojeve të tjera muzikore, tek sa nuk do të mungojnë dhe ëorkshopet nga mjeshtrat e këtyre kërcimeve. Bileta e plotë kushton 70 euro, ndërsa ajo ditore 35 euro. Për më tepër vizitoni adresën e internetit: kizal.net.

Posteri zyrtar i eventit.

7. Olen Cesari – International Clandestine Orchestra, 23-24 prill, Pallati i Kongreseve, Tiranë

Violinisti i mirënjohur Olen Cesari vjen me dy takime speciale në Tiranë, ku do të performojë me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”. Sa herë që Cesari vjen në Shqipëri shfaqjet e tij magjepsin publikun, ndaj edhe këtë muaj ruani datat 23-24 prill, dhe përfshihuni nga virtuoziteti i Cezarit dhe grupit shoqërues. Për më tepër kliko këtu.

Posteri zyrtar i eventit.

8. “1000 Eagles”, Tur Ndërkombëtar Motoçiklizmi, 25-28 prill, Shqipëri

Një festival që i dedikohet pasionit për motoçiklizmin, si dhe atij të udhëtimit! Qytetet e ndryshme të vendit si Shkodra, Tirana, Berati, Kruja, Vlora apo Gjirokastra, do të popullohen për katër ditë nga motoçiklistë të vendeve të ndryshme të botës, që duan të njihen me qytetet shqiptare, artin, kulturën, kuzhinën, si dhe traditat e vendit. Për këtë arsye janë organizuar dhe plot aktivitete shoqëruese të këtij eventi, në mënyrë të tillë që të jetë një atmosferë sa më gjithëpërfshirëse. Detajet  e tjera mund t’i shikoni në faqen zyrtare: motoridealbania.com.

Posteri zyrtar i eventit.

9. South Outdoor Festival, 26-29 prill, Borsh

Jeni gati për festivalin e parë muzikor në natyrë për këtë sezon të ri turistik? South Outdoor Festival vjen në zemër të pemëve të ullirit të Borshit, vetëm 200 metra larg detit, me një program që premton muzikë të mirë për katër ditë rresht, me emra si Elita 5, Urban Band apo Dj Cool. Por jo vetëm kaq! Që nga ngjitja, kanoa, joga, zhytja, e deri tek hedhjet me parashutë apo turet përreth Borshit, këtu të gjithë do të gjejnë një atmosferë fantastike për të shijuar ditët e ngrohta të fundit të prillit! Për më tepër informacion apo për të blerë biletat vizitoni faqen: festival.south.al/

Posteri zyrtar i eventit.

10. Ekspozita “Dinastia Marubi: “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” kuruar nga Kim Knoppers, Muzeu Marubi

Ekspozita “Dinastia Marubi” vjen e kuruar me mjeshtëri nga Kim Knoppers, dhe është një arsye më shumë për t’u njohur me një nga trashëgimitë më të rëndësishme vizuale të Shqipërisë.

Marubi

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, foto nga IntoAlbania.