Book Your Stay
Book Your Flight
Mendimi konstant në këtë periudhë të vitit është organizimi i pushimeve të verës. Ashtu si çdo aspekt tjetër i jetës, edhe mënyra e të pushuarit dhe stili i udhëtimeve, do të ndryshojë në përshtatje me mundësitë dhe kujdesin ndaj pandemisë.
Por nëse pushimet “tradicionale” janë bërë të vështira për shkak të nevojës për t’u mbrojtur dhe për të ruajtur distancën fizike, atëherë çfarë mund të bëjmë? Pë familje, apo single, IntoAlbania ka 10 sugjerime për udhëtimet tuaja të verës dhe asnjëri nuk i ngjan tjetrit.
Në fund, duhet gjithmonë një nxitje e jashtme për të ndryshuar rutinën. E rëndësishme është të mos humbasim qëllimin: të organizojmë pushimet e verës. Nga eksplorimi i parqeve natyrore kombëtare deri te sportet ekstreme, këtu janë 10 ide të vlefshme.
Ashtu sikurse kemi shkruar në një tjetër artikull në IntoAlbania, natyra është antistresi më i mirë dhe do të mjaftonin 20 minuta në ditë, mes gjelbërimit, për të ndjerë benefitet e saj. Po sikur në vend të 20 minutave, të organizonim një verë në zbulim të parqeve kombëtare të Shqipërisë?! Pranë lumenjve, mes maleve, në det, Shqipëria ofron mundësi të shumta për parqe natyrore. Po ashtu të shumtë janë edhe turet për të eksploruar këto vende.
Ndoshta keni dëshirë të pushoni, por nuk keni kohë. Ka gjithmonë një zgjidhje për të përfituar sadopak përkujdesje. Në këtë rast, ju sugjerojmë të rezervoni një qëndrim një ose dy netë në hotelin më mbresëlënës në qytet, duke shijuar të gjitha komoditetet që ai ka për të ofruar. Shijoni ushqimin në dhomë, kënaquni në një banjë të gjatë, porosisni një koktejl në ballkon dhe rezervoni një masazh në dhomë.
Kur nuk doni të harxhoni para në hotele të shtrenjta, apo nuk ndjeheni të sigurt të qëndroni diku për të fjetur, atëhere udhëtimi më i përshtatshëm për ju është ai ditor. I vetmi kompromis që duhet të bëni në këtë rast është zgjimi në mëngjes herët, për të pasur sa më shumë orë në dispozicion. Nëse nuk keni një makinë, këtu mund të rezervoni një që plotëson kërkesat tuaja. Avantzhi që ka Shqipëria, edhe në këtë rast, është që gjithçka ndodhet në distanca të shkurtra. Një Aktivitet në natyrë apo një drekë në një agroturizëm, mund të jetë përditë një destinacion i ri.
Zhvillimi që kanë marrë së fundmi fshatrat turistikë në Shqipëri dhe agroturizmet pranë tyre, nuk është vetëm për t’u vlerësuar nga distanca, por për t’u vizituar nga afër. Veç kësaj, këto vende janë për natyrën e tyre të krijuara me kapacitete të vogla, për më shumë intimitet. Ndaj, në epokën e distancimit fizik, mund të ishin zgjedhja ideale për të vizituar natyrën, për të shijuar produktet e saj, apo pse jo, për të zhvilluar një aktivitet në fermë, gjë të cilën shumica e agroturizmeve në Shqipëri e mundëson.
Edhe habitati i një varke është po ashtu një hapësirë e kufizuar që nuk lejon përqëndrimin e shumë njerëzve. Mund të mendoni të rezervoni një varkë të pajisur me kabinë. Urojmë të keni aq ditë pushime sa të mund të vizitoni të gjithë bregdetin shqiptar.
Nëse nuk hiqni dot dorë nga plazhi, atëherë menduam t’ju sugjerojmë plazhet më pak të populluara. Edhe këtu e kemi të vështirë zgjedhjen në Shqipëri. Për fat të mirë, me gjithë zhvillimin që ka marrë së fundmi turizmi në vendin tonë, ende mund të gjenden plazhe që ofrojnë më shumë intimitet dhe distancë fizike. Një përzgjedhje nga IntoAlbania e gjeni në këtë artikull.
Një tjetër ambient që të ruan nga grumbullimet dhe favorizon distancimin fizik ështa natyra në mal. Për hiking apo treking, jo vetëm do t’i qëndroni larg virusit por do të qetësoni edhe stresin mendor të kësaj periudhe
Një aktivitet shumë vetmitar edhe në ato raste kur shkohet për të peshkuar në shoqëri. Peshkimi ka efekte pozitive të jashtëzakonshme për shëndetin, si mednor ashtu edhe pë atë fizik, megjithëse nuk konsiderohet një sport i mirëfilltë. Qëndrimi në ajër të pastër për një kohë të gjatë, nën ndikimin e vitaminës D, mund të përmirësojë dhe zgjasë jetën. Pa llogaritur këtu të mirat e konsumimit të peshkut.
Tashmë është pak a shumë e qartë që do të duhet ende kohë pët t’iu rikthyer udhëtimeve me avion. Kjo nuk do të thotë që duhet hequr dorë nga udhëtimet në vende më të largëta. Thejsht duhet të ndryshojë këndvështirmi dhe të konsideroni një udhëtim të gjatë me makinë, që parashikon disa ndalesa, deri në mbërritjen në destinacoion.
Këtu, në rradhët e guximtarëve në sporte ekstreme, është e sigurt që nuk do të jeni të shumtë dhe distanca sociale nuk do të jetë problem për t’u ruajtur. Këtu jeni ju dhe adrenalina juaj, në një hedhjen me parashutë nga qafa e llogarasë për shembull. E paharrueshme nuk mund të jetë vetëm pandemia, por edhe kënaqësia në një situatë të tillë.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More