10 Sugjerime nga Bojken Lako - Into Albania

10 Sugjerime nga Bojken Lako

Me një histori të gjatë në muzikën shqiptare Bojken Lako, është një nga emrat më të njohur të muzikës rock alternative. Vitet e fundit ai është angazhuar dhe në promovimin e të rinjve që e duan këtë rrymë.

Për IntoAlbania ai sugjeron vendet e tij të preferuara në kryeqytet.

Kafe:

Kafen e mëngjesit e konsumoj gjithmonë poshtë pallatit ku banoj. Nuk kam një emër specifik pasi për mua kafja e mëngjesit është thjesht stacioni i një ditë të re.

Pikë referimi:

Studio Produksioni “Bulza,” ku pres miq dhe kolegë të shumtë, jo vetëm për punë, por edhe për të shkëmbyer dy fjalë.

Bojken Lako, në studion e produksionit.

Vend i rastësishëm:

Kodrat e Liqenit. Dëshira për të vrapuar, por pamundësia për ta realizuar për shkak të angazhimeve.

Ecje nga Parku i Liqenit, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Vend për një drekë të shpejtë:

Drekë të shpejt, tek ‘Hallall”

Pjata e preferuar dhe restoranti:

Pjata e preferuar “Përshesh me pulë,” ndërsa për restorant do të zgjidhja mes “Diplomat 2” dhe “Fishop”

Aperitivi dhe lokali:

Për të shijuar një aperitiv, në “Hemingway Tirana.” Sa për pijen do të ishte vodka-tonik, them ishte pasi kam një vit që nuk konsumoj alkool.

Hemingway Bar Tirana. Burimi: facebook.com/pages/Hemingway-Bar-Tirana

Kënaqësi e pazakontë:

Momentet e forta emocionuese, të tipit kur ti realizon atë që ke investuar shumë, mua më sjell një kënaqësi të veçantë.

Vendi i kulturës:

Koncertet e artistëve kombëtar dhe ndërkombëtar të organizuara në Shqipëri.

Restorant për darkë:

Më pëlqen shumë Pazari i Ri, për specialitetet e gatimeve që kanë lokalet në atë zonë dhe veçanërisht Inshanoo, Humus Bar.

Pazari i Ri, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Bar/Klub:

Nuk i frekuentoj shpesh, por kur dal më pëlqen “Lollipop.”