10 Sugjerime nga Hygerta Sako - Into Albania

10 Sugjerime nga Hygerta Sako

Me një karrierë televizive 24-vjeçare, Hygerta Sako mbetet një nga personazhet më të njohura të ekranit shqiptar. Për IntoAlbania, ajo rrëfen vendet e saj të preferuara si edhe kënaqësitë e veçanta që kryeqyteti i dhuron.

Kafe:

Në përgjithësi kafen e mëngjesit më pëlqen ta konsumoj pranë shtëpisë, tek Favola Snack Bar, ku zakonisht ulem me prindërit ose mikeshat e mia.

Pikë referimi:

Sheshi Skënderbej. Ka qenë prej vitesh dhe mund ta konsideroj dhe sot si pikën më popullore të referimit.

Sheshi Skënderbej në Tiranë. Foto dhuruar nga Kejsi Ferhati

Vend i rastësishëm:

Vend të rastësishëm do të konsideroja Pazarin e Ri, pasi është një zonë e cila nuk lidhet me programet e mia ditore. Dhe nëse do më shikoje ndonjëherë, dije që është rastësi e pastër.

Pazari i Ri

Pazari i Ri, Tiranë, foto nga IntoAlbania

Vend për një drekë të shpejtë:

Restorant Era për recetat dhe menunë shumë interesante.

Restorant Era. Burimi: facebook.com/erarestaurantpizzeria

Pjata e preferuar:

Makaronat në furrë me djathë, pana e proshutë

Aperitiv:

Vera e bardhë.

Kënaqësi e veçantë:

Orët e mia të kënaqësisë lidhen me vajzën time Anais. Së bashku mundohemi që pasditet t’i organizojmë duke vajtur në kinema.

Hygerta Sako me të bijën.

Vendi i kulturës:

Mundohem që shpesh të ndjek shfaqjet kulturore që pasqyrohen në Tiranë, si teatër dhe balet.

The Opera House in Skanderbeg Square Tirana

Pallati i Operas dhe Baletit, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Restorant për darkë:

Nëse dua të shijoj diçka ndryshe në shije preferoj të zgjedh restorant Kriper.

Restorant Kriper. Burimi: facebook.com/Kriper.it

Bar/Klub:

Cavaliero. Klubi i vetëm ku ndihem mirë.