10 Sugjerime nga Julka Gramo - Into Albania

10 Sugjerime nga Julka Gramo

Një zë i dashur për radiodëgjuesit, por edhe një figurë e njohur e televizioneve shqiptare, Julka Gramo, moderatore, bashkëshorte dhe mama e lumtur e dy djemve bukuroshë, ka një jetë intensive mes profesionit dhe përkushtimit familjar. Për IntoAlbania ajo na rrëfen vendet e saj të preferuara në Tiranë, të cilat variojnë sa në të njohura dhe shumë të frekuentuara, në më origjinale.

Kafe:

Kafeja e mëngjesit bërë dhe sjellë nga duart e bashkëshortit. Sorry por nuk mundet ta shijoni dot dhe ju që po lexoni.

Julka me bashkëshortin Andy Gramm. Foto nga Julka Gramo

Pikë referimi:

Dikur ka qenë te kali i Skënderbeut. Po një pikë referimi për mua këto vite është absolutisht zona lounge e Radio Energy. Nga aty ka një pamje fantastike të Lanës, Pallatit me Shigjeta dhe shpesh trafikut kaotik. Por qielli dhe rete shpesh japin nje spektakël që do ta kundroja për shumë gjatë… por sërish nuk mund të aksesohet nga të gjithë… Ndaj le të themi të zakonshmet, tek sheshi, tek pedonalja, tek pallati me shigjeta, te Universiteti, Tek Liqeni e shumë të tjera.

Julka në zonën lounge të Energy Radio

Dy djemtë e Julkës tek Sheshi Skënderbej

Vend i rastësishëm:

Tani që po e mendoj kam kohë që nuk ulem në vende të rastësishme. Nuk para shquhem për frekuentim vendesh rastësore. Përgjithësisht shkoj nëpër vende ku kam qënë më parë apo kam lënë takime më herët.

Vend për një drekë të shpejtë:

Nuk para ha dreka të shpejta, pasi përpiqem të ushqehem shëndetshëm dhe dreka më gjen gjithnjë në zyrë, e shëndetshme dhe plot shije nga MUITO.

Pjata e preferuar dhe restoranti:

Çdo pjatë e krijuar nga duart dhe fantasia e shef Arvit në OTIUM Restaurant. Por sa herë kam mundësi nuk e le të me shpetojë nga duart një fileto mignon me foie gras.

Gatim tek restorant Otium. Foto nga Otiumi

Aperitivi dhe lokali:

Një aperitiv ashtu si pas pune tek Tribeca, në dimër tek tavolina brenda që ndodhet ngjitur me një trung peme.  Nëse nuk zgjedh të konsumoj prosecco ja lë gjithnjë në dorë bartenderit të më surprizojë me cocktaile.

Aperitiv tek Tribeka. Burimi: Tribeka

Kënaqësi e pazakontë:

Të drekosh apo darkosh në Artè, një restorant i “tejdukshëm” rrethuar nga gjelbërimi. Ditën sheh qiellin e natën të duket se je në një vend tropikal. Arreduar me një shije të hollë dhe me detaje që bëjnë diferencën… Por edhe të pish një kafe apo lëng të freskët frutash në tarracën diellore sidomos kur temperaturat janë te ulta është një kënaqësi më vehte.

Ambientet e brëndshme të restorant Arte. Foto nga Arte

Vendi i kulturës:

Këtu në Tiranë… Mmmmm nuk më vjen asgjë ndër mend!

Restorant për darkë:

Zgjedhjet e mia janë gjithnjë Otium, Tribe, Arte apo Millenium.

Ambientet e brendshme tek restorant Tribe. Foto nga Tribe

Bar/Klub:

Gjithnjë kam qënë një Dada Lover sidomos në verë ku kopshti jashtë (pemët e larta e dritat) dhe muzika fantastike i bënin netët verore magjike. Ama dhe në dimër ambienti brenda dhe oxhaku nuk zhgënjejnë asnjëherë.

Foto nga Julka Gramo