10 sugjerime nga Xhonatan Islami - Into Albania

10 sugjerime nga Xhonatan Islami

Të ndash jetën mes tokës dhe qiellit, është një ndër kënaqësitë  më të mëdha të Xhonatan Islamit. Për pilotin e aeronautikës orët që kalon në “tokë” preferon t’i shpenzojë në këto zona të kryeqytetit dhe ja ku është lista që ai sugjeron

Kafe:

Është e përditshme që kafen e mëngjesit ta pi me Alketin te Capriccio, ku diskutojmë për aktivitetet e rradhës dhe ndajmë ndonjë bisedë miqësore… dhe ku presim vizita.

Alket & Xhonatan Islami, në kafen e tyre të përditshme

Pikë referimi:

Pedonalja e Tiranës – ka qenë gjithmonë pikë referimi për mua, vendi ku kaloj kohën dhe shpesh lë takime me miqtë

Tirana’s Promenade

Pedonalja e Tiranës, foto nga IntoAlbania

Vend i rastësishëm:

Pazari i Tiranës – një ndër zonat e Tiranës që më pëlqen më shumë sesi është shëndërruar, në një vend me atmosferë, vende dhe njerëz interesant.

Pazari i Ri, foto nga IntoAlbania.

Vend për një drekë të shpejtë:

Drekë e shpejtë për mua qëllon shpesh të jetë mes-vakti,  mes mëngjesit dhe drekës, vendet e preferuara të miat, janë Teduktu dhe Çoko. Gjithashtu, së fundmi listës i është shtuar dhe Luga e Argjendtë.

Çoko Bistro&Bar, burimi; facebook.com/cokotirana/

Pjata e preferuar:

Fileto salmoni te Otium.

Aperitiv:

Vinyl by Padam dhe CityArt.

Padam Boutique Hotel & Restaurant, burimi; facebook.com/padam

 Kënaqësi e veçantë:

Sigurisht që të fluturosh nga Dajti me SkySports, është jo vetëm kënaqësi e veçantë, por një eksperiencë e paharrueshme, ku çunat e SkySports janë pilotët më profesionistë dhe do t’iu bëjnë të doni të ktheheni …ah po, edhe burgers të Rixhi’s.

Xhonatan Islami & Artion Vreto, pilotët e SkySports

Xhonatan Islami në fluturimet e tij

Vendi i kulturës:

Kafe-muze Komiteti… provoni rakinë e pjekur.

Kafe-Muze Komiteti, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

 Restorant për darkë:

Umami, Mado Fusion Tirana.

Restorant Umami, burimi; facebook.com/umami

Bar/Klub:

Check-point Charlie.