100 Vjet Kryeqytet – Tirana Shpall Logon Zyrtare - Into Albania

100 Vjet Kryeqytet – Tirana Shpall Logon Zyrtare

Më 11 shkurt Tirana feston ditëlindjen e saj të 100-të si kryeqytet. Krahas aktiviteteve të shumta që do të organizohen për këtë ditë, Tirana do të ketë edhe logon zyrtare, e cila do ta përfaqësojë në aktivitetet e shumta.

Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës mbajti edhe konkursin për të zgjedhur më të mirën mes 4 logove.

Mes 50 aplikuesve që morën pjesë, u përzgjodhën katër më të mirët, të cilët kaluan në një fazë tjetër seleksionimi për të nxjerr fituesin e këtij konkurimi. Me 35 mijë vota të marra nga votimi në rrjetet sociale, këtë garë e fitoi studio grafike Karrota.

Studio ‘Karrota’ e themeluar në vitin 2005, në Prishtinë është ndër më të sukseshmet në rajon.

Logoja fituese e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet. Burimi; Bashkia Tiranë

Njihet për krijimin e monumentit Newborn në Prishtinë, si edhe për dhënien e identitetit të shumë kompanive të tjera. Gjatë viteve ajo është shpërblyer edhe me çmime të rëndësishme, nga të cilët përmendim atë të Luanit të Artë në Kanë.

Kujtojmë që më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u vendos në Tiranë, duke e shpallur zyrtarisht Tiranën kryeqytet.

Logoja fituese e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet. Burimi; Bashkia Tiranë