13 fotografi të veçanta të natyrës shqiptare - Nën lenten kinematografike të Klajd Papadhimitrit - Into Albania

13 fotografi të veçanta të natyrës shqiptare – Nën lenten kinematografike të Klajd Papadhimitrit

Shqipëria mbetet një vend me bukuri të pafundme e cila ofron plot material për fotografë të talentuar dhe artisitik si Klajd Papadhimitri. 

Pamjet e fotografuara mjeshtërisht nga fotografi dhe regjisori i ri Klajd Papadhimitri janë pasqyrime të peizazheve shqiptare. Megjithatë, ato përcjellin diçka aq ekzotike sa hera herës duken se janë pamje nga vendet e largëta të Afrikës apo Amerikës Latine. Fotot janë aq shqiptare sa edhe universale sepse, nën lenten romantike të ketij fotografi, fokusi i vërtetë mbeten elementet: toka, ajri, zjarri dhe uji. 

Elementi kinematografik nuk mungon. Në dukje të thjeshta, fotografitë jo vetëm shfaqin peizazhin gjithnjë të bukur shqiptar por e përdorin këtë të fundit si sfondin e perëndimeve të ndezura dhe pasqyrimit të rrezeve në det, si vendbanimin njëkohësisht të njerëzve dhe pemëve të lashta, si edhe vendndodhjen e një flladi pranveror.

Det, tokë, qiell, florë e faunë si edhe prezenca e njerëzve të cilët shijojnë bukuritë natyrore që i rrethojnë. Këto janë elementet universale të cilat Klajdi i nxjerr në pah pikërisht në Shqipëri. Në këto imazhe mbizotëron një bukuri qetësuese e cila mund te ekzistojë vetëm në vende me bukuri të jashtëzakonshme natyrore si Shqipëria.

Flamingo në Lagunën e Nartës, Zvërnec, Vlorë. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Aktivitet gjatë perëndimit në fshatin Rinia, Durrës. Foto nga Klajd Papadhimitri.

SUP dhe kanoe në Shirokë, Shkodër. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Perëndim në fshatin Rinia, Durrës. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Flamingo në fluturim mbi Zvërnec. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Lin, Pogradec. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Mali i Tomorrit, me majën gjithmonë pranë reve. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Mjelmë në Pogradec. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Fshati Lin në Pogradec me Liqenin e Ohrit në sfond. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Lejlek në Zvërnec, Vlorë. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Në Drimadhes. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Zog në Ishull Lezhë. Foto nga Klajd Papadhimitri.

Perëndim në Drimadhes. Foto nga Klajd Papadhimitri.