Book Your Stay
Book Your Flight
Pavarësisht pengesave dhe dhimbjeve të këtij viti të shënuar në historinë e Shqipërisë dhe botës, 2020-a na ka dhuruar edhe disa nga pamjet më të bukura ndër vite.
Gjithnjë e bukur dhe e pasur, natyra, flora dhe fauna e Shqipërisë patën një lulëzim të dukshëm gjatë ketij viti aspak të zakonshëm, i cili ndali aktivitetin dhe rutinen e të gjithë botës. Një vit plot me hënë të jashtëzakonshme, me bregdete të boshatisur, me jetën e ripërtërirë të zogjve dhe luleve, me zbulimin e destiancioneve të reja e jo të populluara dhe me syrin e shpresën drejt aventurave të reja në vitin që vjen. Kjo ishte Shqipëria në vitin 2020 në 20 foto.
Një çift shijon rrezet e fundit të diellit në ishullin e Ksamilit. Foto nga Cecília Fazekas.
Pamja e rrallë e mjelmës në fluturim në kryeqytet. Foto nga Ilir Ciko.
Rritet popullariteti i banjave termale të Bënjës në Përmet. Foto nga Afrim Tahiraj.
Balona me ajër mbi qytetin e vjetër të Beratit. Foto nga Cecilia Fazekas.
Një fushë e ndriçuar nga hëna në Parkun Shebenik-Jabllanicë. Foto nga Jurgen Kushta.
Perëndim mbi Tiranë. Foto nga Ilir Ciko.
Varkat me pedale lundrojnë në detin e kristaltë të Ksamilit. Foto nga Fiton Dalipi.
Vaskat e Selcës mes maleve të Kelmendit. Foto nga Afrim Tahiraj.
Perëndim në fshatin Rinia pranë Durrësit. Foto nga Klajd Papadhimitri.
Pelikani kaçurrel në Lagunën e Karavastasë. Foto nga Granit Hyseni.
Një kanoe lundron në luginën e lumit Drin. Foto nga Jurgen Kushta.
Maja e Rosit (2,524 m) në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi. Foto nga Granit Temaj.
Kolonia e flamingove në Lagunën e Nartës. Foto nga Arian Mavriqi.
Fshati i Lëpushës në Malësinë e Madhe. Foto nga Albjola Maloku.
Hëna mbi Malin e Dajtit. Foto nga Ilir Ciko.
Lulet e narçizit mbulojnë fushat e Kukësit. Foto nga Ermal Hallaçi.
Rruga e boshatisur në hyrje të Pogradecit e rrethuar nga bora. Foto nga Klajd Papadhimitri.
Syri i Sheganit në Liqenin e Shkodrës, destinacioni popullor i verës 2020. Foto nga Erald Halili.
Kisha në kodrën e fshatit Dhërmi. Foto nga Cecília Fazekas.
Shtegu i ngjyrave në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik. Foto nga Ermal Hallaçi.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More