5 Destinacionet më të mira për Rafting, Kayaking, Kitesurfing dhe Surfcasting këtë Verë - Into Albania

5 Destinacionet më të mira për Rafting, Kayaking, Kitesurfing dhe Surfcasting këtë Verë

Përveç destinacioneve të njohura të sporteve ujore si kanionet e Osumit, Vjosa, apo edhe Liqeni i Komanit dhe Riviera e detit Jon, ekzistojnë disa vende të tjera që do ta kthejnë udhëtimin tuaj më intim me natyrën.

Ka kaluar kohë që kur rafting dhe kayaking janë ngritur si sporte ujore në Shqipëri dhe disa nga pikat më të njohura ku mund të ushtrohet ky sport janë lumenjtë Vjosa dhe Osum, liqeni i Koman dhe Riviera spektakolare në jug të vendit. Për turne të organizuar në këto destinacione, klikoni këtu. Për të apasionuarit më premtues në sektorin e sporteve ujore, IntoAlbania ju paraqet më poshtë një listë të shkurtër. Destinacionet e mëposhtme do të kthehen në më të preferuarat e së nesërmes, prandaj vizitoini ato ndërsa janë akoma të freskëta dhe të reja!

Rafting në Drinin e Zi

Rafting dhe kayaking në Drinin e Zi është mjaft në mode këtë verë. Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit në Maqedoni dhe përshkon rrethin e Dibrës lart deri në qytetin e Kukësit, në kufirin shqiptar. Por një degë e saj devijohet dhe rrjedh edhe në qytetin e Lezhës duke e kthyer këtë vend perfektin për ushtrimin e rafting dhe kayaking. Plus, zona e Lezhës ofron mjaft kënaqësi të tjera në aspektin kulturor, por edhe kulinar që ju presin mbasi të keni mbaruar aventurën e sporteve ujore.

Kayak në Lezhë, foto Gjergji Figuri

Kitesurfing në plazhin Darëzezë

Kitesurfing në plazhin Darëzezës është një tjetër trend veror. Për shkak të pozicionit gjeografik, kjo pjesë e Adriatikut karakterizohet nga një klimë të përshtatshme për realizimin e këtij sporti ujor. Të gjithë të apasionuarit mund ta ushtrojnë këtë sport pasi era në bregdetin e Darëzezës krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri. Valët e shkaktuara nga era dhe uji i detit të pastër të Darëzezës e kanë bërë atë një ndër të preferuarit jo vetëm për të apasionuarit e sporteve ujore, por edhe të pushuesve të tjerë për shkak të natyrës që e rrethon.

Kitsurfing në plazhin e Darëzezës, foto www.facebook.com/klosiblend

Kitsurfing në plazhin e Darëzezës, foto www.facebook.com/klosiblend

Të eksplorosh rreth Elbasanit

Kayaking apo thjesht të hipësh në një varkë dhe të eksplorosh liqenet e zonës së Belshit është një nga aktivitetet më relaksuese që mund të mendoni. Nëse dëshironi të notoni së bashku duke shijuar zambakët e ujit të Liqenit Seferan ose të eksploroni Kanionin e Holtës, Ujëvarën e Sotirës ose liqenet e Funari, do të gjeni shumë hapësira për t’u rrëmbyer nga natyra e bukur e rrethit të Elbasanit. Ne po ua lëmë juve në dorë! Për më shumë, klikoni këtu.

Kanioni i Holtës

Kanioni i Holtës, Elbasan, foto nga IntoAlbania

Ujëvara e Sotirës, foto nga IntoAlbania

Surfcasting në plazhin e Spilles 

Plazhi i Spillesë ju fton të bëheni mysafir i Kampionatit Kombëtar të Surfcasting, i cili është kthyer në tempullin e peshkatarëve. Megjithëse një pjesë e këtij plazhi tashmë është bërë popullor ka zona që mbeten ende të papopulluara dhe për këtë arsye të përsosura për peshkim dhe në veçanti për surfcasting.  Për ata që duan ta provojnë surfcasting është një teknikë specifike e peshkimit, ku pasi hidhet grepi, pritet në breg që peshku të hajë karremin. Vështirësia e këtij sporti qëndron në faktin se duhet të njohësh mirë lëvizjet e dallgëve, e të kesh nuhatje se ku mund të lëvizin peshqit. Teknika e hedhjes së karremit si në çdo disiplinë peshkimi sportive edhe këtu është një art më vete. Kërkon shumë aftësi dhe mund të jetë mjaft sfiduese.

Karpen - Spille

Karpen – Spille, Durrës, foto nga IntoAlbania

Peshkim në plazhin e Spillesë. Photo by IntoAlbania.

Liqeni i Shkopetit dhe Parku Rajonal i Ulzës

Lumi dredha-dredha i Matit ka krijuar një nga peizazhet më të bukura në vend: Grykën e Shkopetit dhe Liqenin. Liqeni i Ulzës, i cili është pjesë i të njëjtin park kombëtar, është vendi ku më fillestarët të provojnë eksperincën unike të rafting dhe kayaking. Një gjë është e sigurt: nuk do të pendoheni kur shihni këtë lloj bukurie! Për më shumë lexoni këtu.

Ulza, foto nga IntoAlbania

Liqeni i Shkopetit, foto Afrim Tahiraj