7 fshatrat e dimrit më popullorë në Shqipëri - Into Albania

7 fshatrat e dimrit më popullorë në Shqipëri

Nëse gjatë verës qytetet bregdetare thithin numrin më të madh të turistëve, gjatë dimrit vëmendja duket sikur kthehet në fshatrat malore të vendit, të cilat ofrojnë komoditete të shumta për një pushim shlodhës. Më poshte po ju rendisim 7 fshatrat malore më të frekuentuera:

1. Dardha

Fshati prej vitesh gëzon një traditë të turizmit gjatë dimrit. Në javët më të ftohta të vitit fshati është i mbuluar nga dëbora, dhe ngrohtësia e shtëpive me oxhaqe, gatimi tradicional, si dhe intimiteti  që krijohet vetiu, bëjnë bëjnë që Dardha të jetë gjithnjë popullore mes turistëve. Afërsia me ‘kryeqytetin’ e turizmit dimëror, Korçën, e bën akoma më të thjeshtë programimin e një vizite apo qëndrimi në Dardhë. Në fshat nuk mungojnë as aktivitet sportive dimërore si skitë.

Për hartën kliko këtu. Për bujtinat kliko këtu.

Dardhë, Korçë, Burimi: flickr.com amneris

2. Vermosh

Vitet e fundit Vermoshi ka nisur të hyjë në axhendën e shumë pushuesve që duan të shkëputen nga jeta urbane gjatë dimrit. Natyra fantastike, infrastruktura e mirë rrugore dhe bujtinat e hotelet me të gjitha komoditetet, e bëjnë këtë emër një garanci për një fundjavë në mal. Fshati ka rreth 100 ditë me borë përgjatë vitit.

Për hartën kliko këtu. Për bujtinat kliko këtu.

Burimi i fotos: facebook.com, Aldo Merkaj.

3. Voskopoja

Me karakteristika të ngjashme me Dardhën, Voskopoja shquhet dhe për historinë e saj. Fshati në shekujt e mëparshëm ka qenë një qytet i njohur për shtyprshkronjën e dytë të Perandorisë Osmane, Akademinë, e plot institucione të tjera me peshë. Bujtinat, restorantet dhe shërbimi që ofrohet në këtë fshat do ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi, tek sa afërsia me Korçën bën që Voskopoja të shihet si një stacion shumë i mirë qëndrimi.

Për hartën kliko këtu. Për bujtinat kliko këtu.

Voskopojë, Korçë. Burimi: Royal Voskopoje Hotel

4. Lëpushë

Është rrugës për në Vermosh, dhe njihet për një natyrë fantastike e të paprekur. Edhe këtu janë ngritur bujtina mjaft komode vitet e fundit, që respektojnë më së miri mikëpritjen malësore. Nga Tirana nisen plot fundjava ture të posaçme që përfshijnë ndalesën në Lëpushë dhe fshatrat e tjerë përreth.

Për hartën kliko këtu. Për bujtinat kliko këtu.

Burimi i fotos: booking.com, Guesthouse Alpini, Lëpushë.

5. Razëm

Një tjetër fshat i Shkodrës i njohur për turizmin dimëror është ai i Razmës, që arrihet duke ndjekur rrugën nga Kopliku. Razma rrethohet nga kullota alpine vërtet mbresëlënëse, dhe mund të praktikohen ski gjatë muajve me dëborë.

Për hartën kliko këtu. Për bujtinat kliko këtu.

Razëm, Shkodër. Burimi i fotos: Natyral Razma Resort

6. Bogë

Shumë pranë Razmës, Boga ofron një nga resortet më të njohura të turizmit dimëror në Shqipëri. Vizita këtu mund të shoqërohet dhe me ndalesa në fshatrat e tjerë përreth, të cilët janë të gjithë sa të ngjashëm, aq edhe unik për nga kartolinat që përcjellin.

Për hartën kliko këtu.

Fshati i Bogës. Burimi i fotos: trover.com.

7. Theth + Valbona

Edhe pse preferohen më shumë sezonet e tjera të vitit, edhe gjatë dimrit Thethi e Valbona vizitohen nga të apasionuar pas alpinizmit në terrene të ashpra malore. Të mbuluar nga dëbora si Thethi ashtu edhe Valbona janë po aq sugjestive sa edhe muajt e tjerë. Por bëni kujdes, pasi infrastruktura rrugore mund të ketë probleme veçanërisht në ditët më të ftohta të vitit, ndaj sigurohuni të jeni në kontakt të vazhdueshëm me banorë të zonës apo bujtinat përkatëse.

Për më tepër mund të lexoni artikujt tonë te dedikuar për Thethin e Valbonën.

Kisha e Thethit në dimër, Shkodër. Foto nga Egzon Bytyqi instagram.com/egzonbytyqiphoto/

Valbonë, Kukës. Foto nga Elis Puka

Kukaj, Valbonë. Foto nga Ermal Hallaçi.