Piceritë më të mira të Tiranës - Into Albania

Piceritë më të mira të Tiranës

Pizza dihet që është një nga ushqimet më të preferuara në të gjithë botën! Ky krijim italian, gëzon suksesin falë recetave të ndryshme, të cilat mund të kënaqin të gjitha shijet. Nën ndikimin e drejtpërdrejtë të kuzhinës italiane, e me plot picierë apo picajolë të ardhur pas një eksperience të gjatë nëpër piceritë italiane, për fat Tirana të jep mundësinë të shijosh një picë e të mendosh se ke ngrënë më të mirën e jetës tënde! Por cilat janë piceritë më popullore? Më poshtë lista:

Pavarotti

Nëse doni të shijoni një picë tipike italiane, të gatuar me po të njëjtin pasion, kreativitet, e me të njëjtat produkte të freskëta me të cilat gatuhet dhe në Itali, drejtohuni për tek “Pavarotti”. Edhe pse ende nuk i ka bërë dy vite në treg, ja ka dalë për shumë arsye të fitojë një klientelë mjaft besnike. Lexo artikullin tonë të dedikuar për më tepër.

Pizzeria Pavarotti, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Saporita

Është pa diskutim emri i parë që të vjen në mëndje kur do të provosh picën më të mirë në qytet! Këtu mbahet përherë radhë, dhe sapo t’ju vijë pica do e kuptoni përse! Përmes një larmie zgjedhjesh, dhe krijimesh unike brumi me ingredientët më të freskët, Saporita ja del të të përmbushë përherë pritshmëritë! Për rezervime, kontaktoni në numrin e telefonit + 355 672348520. Adresa: Rruga”Emin Duraku”, pallati ri perballe tribunes se stadiumit “Selman Stermasi”. Për hartën kliko këtu.

 Apulia

Stafi italian i ardhur nga rajoni që i ka dhënë dhe emrin picerisë, është një garanci më tepër për shijen unike të picës italiane. Edhe këtu është mjaft e vështirë të gjesh vende, por ja vlen të prisni disa minuta pasi picat dhe pancerotit do ju shkrijnë në gojë! Menuja vjen gjithashtu mjaft e pasur e do të keni veç vështirësinë e zgjedhjes! Për rezervime apo info të tjera kontaktoni në numrin 00355 698354325, apo adresën e facebook. Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”. Për hartën kliko këtu.

Apulia, burimi i fotos: facebook.com/Apuliatirana.

Proper Pizza

Suksesi i kësaj picerie flet përmes një rrjeti picerish të hapura në të gjithë Shqipërinë. Këtu picat maten me centimetra, ku ajo prej 20 cm kushton 250 lekë, ajo e 30 cm 450 lekë, 40 cm 850 lekë dhe pica më e madhe prej 60 cm që kushton 1650 lekë. Brumi, salca e marinuar dhe susami i përdorur janë ndër elementët dallues të picës Proper. Falë dhe mundësisë së porositjes nga shtëpia, është idealja për ta ndarë me miqtë! Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata, mbrapa stadiumit “Dinamo”. Për kontakt telefononi në numrin: 069 777 8888.

Era 

Është një nga restorantet më të njohur, e nuk mund të mungonte dhe një menu me një nga picat më të shijshme! Shërbimi i shpejtë taksi, e bën gjithashtu mjaft të preferuar. Pica kapriçoza është nga më të shijshmet këtu, por siç dihet, të gjitha preferencat janë mëse të mirëpritura. Falë dy pikave në dy nga zonat më popullore të Tiranës, në ish-Bllok dhe mbrapa ndërtesës së Coinit, edhe dreka apo darka shijohet mjaft mirë në ambjentet e arreduara me stil. Veçanërisht “Era Vila”, është ambjenti perfekt për një ditë të ngrohtë, falë verandave fantastike. Për porosi online telefononi në numrin: 00355694021312. Për rezervime apo info të tjera kliko këtu.

Artigiano

Ky restorant nuk ofron shërbimin taksi, e megjithatë falë dy pikave mjaft të njohura, është një emër i preferuar dhe për listën e picave që ofron, të gatuara me mjeshtëri në furrë druri, që vijnë në mënyrën më tradicionale apo kreative të mundshme. Për më tepër lexo artikullin tonë të dedikuar duke klikuar këtu.

Juvenilja

Në vitet ’90, ishte piceria që ktheu vëmendjen e Tiranës nga gatimi i njohur Italian. Shumëkush e mban mend radhën e madhe që mbahej tek piceria në fillimet e veta, kur ndodhej në Parkun Rinia. Sot ka dy Juvenilja në Tiranë, të dyja me të njëjtin kualitet. Ajo në zonën e ish-Bllokut gëzon një intimitet të vetin, tek sa Juvenilja Castello ofron një ambjent mjaft të përshtatshëm për dreka apo darka familjare, ku spikat veranda e madhe. Juvenilja në ish-Bllok: : 00355 3 227 2222/ 0035542256885, apo Mob: +355 68 20 22 802. Juvenilja Castello: 0035542266666 ose 00355692089177. Për faqen në internet kliko këtu.

Deliziosa

Përmes një ambjenti të dekoruar mjaft këndshëm, e në zemër të ish-Bllokut, Deliziosa ja ka dalë së fundmi të tërheqë një klientelë gjithnjë e më të madhe. Në fund të rrugicës që lidh Check Point Charlie-n me Dadan, do të gjeni sipas gjasave picerinë që do frekuentoni shpesh në vijim.  Për kontakt: 00355 68 877 1050. Për hartën kliko këtu.

Për t’u përmendur

Laguna

Është qoshja e shijshme në kryqëzimin më të rëndësishëm të Tiranës. Pozicionuar mu në zemër të kryeqytetit, kjo kioskë është një nga pikat më të vjetra të picës së rrugës, dhe vështirë të gjesh ndonjë banor të Tiranës që nuk ka provuar të paktën një herë këtu picat apo edhe produktet e tjera.