Majat e Kukësit Eksperiencë Plot Adrenalinë – Guida Hap pas Hapi - Into Albania

Majat e Kukësit Eksperiencë Plot Adrenalinë – Guida Hap pas Hapi

Natyra është treguar bujare në zonën e Kukësit. Majat e larta, toka e pasur, e burimet e shumta, bëjnë që ky vend të jetë unik për t’u eksploruar.

Ermal Hallaçi, i cili drejton guida të ndryshme turistike në zonën e Kukësit shprehet se viti 2019-të ka qenë pozitiv sa i përket aspektit të turizmit malor.

Ecja në territoret e kësaj zone me shtigje të ngushta ofron një adrenalinë dhe kënaqësi të veçantë. Shumë turistë kanë shprehur interes për të parë pikat, si Shishtavec – Guri Mëngjesit, apo edhe Majën e Gjallicës, për shkak të natyrës së larmishme. Ngjitja në të këto zona do t’ju bëjë të prekni nga afër jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe të njiheni me bimësitë e rralla që rriten në këto territore. Këto maja janë të prekshme në çdo stinë, por magjia e sezonit të dimrit është e papërsëritshme.

Maja Pikëllimës, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi

Guri i Mëngjesit, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi

Maja Kallabakut, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi

Ndoshta jo shumë e njohur, por që po tërheqë shumë turistë është shpella e Jezinës, një nga thesaret e Parkut Natyror Korab – Koritnik. E pozicionuar në Grykën e Vanave, kjo shpellë ndodhet në afërsi të fshatit Bele të Kukësit. Shtegu për tek shpella është pak i mundimshëm, por pamja që ju pret do t’ju mahnisë. Konfiguracionet e stalaktiteve dhe stalakmideve në tavanin e shpellës, janë ndër kryeveprat natyrore të krijuara miliona vite më parë.

Shpella e Jezinës, Kukës. Burimi: Fation Plaku

Ndër atraksionet natyrore të 2019-tës kanë qenë edhe, kanioni i Skavicës, kanioni i Shejës që ndodhet në Bicaj, si edhe kanioni i Grykë Çajes, të dyja këto pjesë e parkut natyror Korab – Koritnik

Kanioni i Skavicës, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi

Kanioni i Skavicës, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi

Sigurisht që mbrapa nuk mbeten fshatrat si Shishtavec, fshati Fshat, të cilat njihen për bujtinat karakteristike dhe ushqimet tradicionale të zonës. Bujtina këto që kanë ndihmuar në zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë, sidomos ngritja e pistës së skive në Shishtavec. E nëse nuk e ke vizituar zonën e Kukësit, 2020-ta është viti i duhur për t’u bërë dhe ti pjesë e adrenalinës.

Shishtavec, Kukës. Burimi: Ski club Shishtavec

Maja e Kallabakës, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi

Guri i Mëngjesit, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi