Atraksionet Turistike në Det - Zhvillohen 60 Zona për Aktivitete Ujore - Into Albania

Atraksionet Turistike në Det – Zhvillohen 60 Zona për Aktivitete Ujore

Jo vetëm me një vijë bregdetare të lakmueshme, por tanimë edhe me një gamë të gjerë të atraksioneve nënujore. Bregdeti shqiptar po kthehet në një destinacion konkurrues sa i përket Mesdheut, kjo falë edhe atraksioneve të shumta.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka theksuar se “zhvillimi i aktiviteteve turistike në det rrit ofertën dhe vlerën ekonomike të industrisë së turizmit. 60 zona, ku secila ka pasaportën e detajuar për lundrim, zhytje, peshkim, destinacione nënujore apo aktiviteteve të tjera ujore. Miratimi i këtyre hartave, “celebrohet” me ndërtimin e destinacioneve nënujore të mjeteve lundruese të përdorura nga forcat detare të Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë dalë tashmë nga përdorimi dhe do të zhyten në ujë për të krijuar një atraksion turistik,” tha Klosi.

Ndër të tjera ministri u shpreh se “anijet nën ujë janë një atraksion i ri për të apasionuarit e sporteve nënujore.

“Krijuam një atraksion nënujor, ku një nga 6 anijet jofunksionale të Forcës Detare, përmes një procesi të koordinuar me Ministrinë e Mbrojtjes u fundos në ujërat e Dhërmiut për t’u shndërruar në vend eksplorimi për të apasionuarit e zhytjes”, tha ai.

Anijet nën ujë një atraksion i ri për të apasionuarit e sporteve nën ujore.

Zhvillimi i aktiviteteve turistike në det??‍♀️rrit ofertën dhe vlerën ekonomike të industrisë së Turizmit. Tashmë aktivitetet ? e Turizmit Detar janë të shënuata në hartën e miratuar nga KKT. 60 zona, ku secila ka pasaportën e detajuar për Lundrim?, Zhytje, Peshkim, destinacione nënujore apo aktiviteteve të tjera ujore. Krijuam një atraksion nënujor, ku një nga gjashtë anijet ?e Forcës Detare jofunksionale, përmes një procesi të koordinuar me Ministrinë e Mbrojtjes u fundos në ujërat e Dhërmiut për t'u shndërruar në vend eksplorimi për të apasionuarit e zhytjes??. Bregdeti shqiptar, së shpejti destinacion rajonal konkurrues në Mesdhe. #smilealbania???#unërrinëshqipëri

Gepostet von Blendi Klosi am Montag, 10. August 2020