Blogeri i njohur i turizmit botëror rekomandon 15 plazhet më të mirë të Shqipërisë - Into Albania

Blogeri i njohur i turizmit botëror rekomandon 15 plazhet më të mirë të Shqipërisë

Swedish Nomad, udhëtari i cili përshkon mbarë botën për të sugjeruar vendet më me vlerë për t’u vizituar nga turistët, radhit plazhet e Shqipërisë mes atyre më të mahnitshmëve të botës.

Në faqen e mirënjohur të turizmit global, Swedish Nomad, tashmë gjendet edhe lista e 15 plazheve më të mirë në Shqipëri. Listat e ketij blogeri, i cili e prek botën nga një kontinent tek tjetri, kanë bërë bujë sepse janë po aq të sakta sa edhe të papritura nga një jo-vendas. Po kështu edhe me listën e plazheve shqiptare, përzgjedhja e blogerit vërtet përfshin shumë prej plazheve më të mirë në vend.

Himara nga lart. Foto nga IntoAlbania.

Në platformën e Swedish Nomad, plazhet e Shqipërise rradhiten mes listave të tjera të plazheve në vende ekzotike e të largëta si Vietnami, Bali, dhe Florida, vende këto të cilat njihen pikërisht për plazhet e tyre përrallorë. Me te drejtë, Shqipëria me shumëllojshmërinë e plazheve të saj dhe bukurinë e tyre të jashtëzakonshme, vlerësimi i të cilëve sa vjen e rritet në botë, qendron mirë në këtë platformë turizmi global.

“Shqipëria është kthyer në një destinacion të njohur veror. Sigurisht, vija bregdetare mahnitëse dhe plazhet e bukur në Shqipëri janë disa nga faktorët kryesorë pas rritjes së numrit të turistëve.”

Gjipe. Foto nga Egzon Bytyqi.

Renditja e plazheve duket se është rastësore por Swedish Nomad përfshin shumë prej atyre që edhe vendasit i preferojnë. Ai fillon me plazhet më trendy të jugut si Gjipe, Grama, Palasa e Jalë duke vijuar me ato legjendarët si Dhërmiu dhe Drimadhes. Por nuk mungojnë edhe plazhet më të qetë të jugut si Livadhi, Borshi dhe Lukova. Plazhet e Sarandës – Mango, Pasqyrat, Pulëbardha dhe Ksamili – janë të rradhitur si ata që janë më të lehtët për t’u gjetur, edhe që ofrojnë plot akomodim e restorante. Por lista e Swedish Nomad nuk përfshin vetëm plazhet e jugut. Nga lista, nuk mungojnë plazhet klasike4 të Durrësit dhe ata të veçantët si Rana e Hedhun.

Rana e Hedhun

Rana e Hedhun, Lezhë, foto nga IntoAlbania.

Lexoni artikullin e plotë 15 Best Beaches in Albania – 2020 Guide nga Swedish Nomad.