Blogu i njohur britanik rreshton Liqenin e Komanit ndër destinacionet më të bukura të Europës për vitin 2021 - Into Albania

Blogu i njohur britanik rreshton Liqenin e Komanit ndër destinacionet më të bukura të Europës për vitin 2021

Një ndër blogjet më të ndjekura në botë ka botuar listën e shumëpritur të destinacioneve më të bukura e të panjohura të Europës për vitin 2021, ku përfshihet edhe një ndalesë në Liqenin e Komanit.

Ndër 20 thesaret e fshehura që duhet të vizitoni në vitin 2021 në blogun e udhëtarit të apasionuar Dan Flying Solo renditet edhe Shqipëria, e cila fiton vendin e 9-të në listën me destinacione nga më të papriturat me Liqenin e magjishëm të Komanit.

Nuk është pak të përfshihesh në listën e pazakontë të Dan-it

Vëndet e tjerë në listë janë gjithashu jazhtëzakonisht të bukur e relativisht të panjohur si Mantua e Italisë apo Alentejo e Portugalisë, ishulli Nisyros i Greqisë apo Sutherland i Skocisë. Dani e njeh botën mirë – mjafton t’i hedhësh një sy Instagramit të tij për të kuptuar se ai ka qënë vërtet gjithandej, në vëndet më ekzotike por edhe ato më të njohurit, në qytetet më të mëdha e futuristë si dhe ata më klasikët dhe historikët e botës. Duket se Shqipëria i ka rrëmbyer zemrën, e veçanërisht Liqeni i Komanit! Megjithatë, më poshtë, ai tregon edhe mbi Beratin e se si ky qytet mbetet një nga ndalesat e paharrueshme të vizitës së tij në Shqipëri.

Përshtypjet dhe sugjerimet e Dan-it

Për t’ju rikthyer listës së tij zyrtare të thesareve të fshehura në Europë, kështu e përshkruan Dan ekperiencën e tij në veri të vendit, pranë Liqenit të bukur të Komanit:

“Në veri të Shqipërisë, gjeni parajsën e atyre që e dashurjonë natyrën. Shëtitja një-ditore nga Valbona deri në Theth në Bjeshkët e Namuna të lë pa frymë dhe ende mbetet vend mjaft i fshehtë në Europë. Liqeni i Komanit nuk duhet humbur! Ky liqen, i cili përshkon luginën me shkëmbinjtë e gjelbër si kornizë në secilën anë, më solli në mendje Norvegjinë.”

Dan këshillon një qëndrim për një natë në shtëpinë prej guri në mes të liqenit, e cila nuk ka elektricitet por mbetet e “kompletuar me djathë të freskët, mjaltë dhe likere.” Rekomandimi i plotë i Dan-it është një udhëtim i gjatë në të gjithë Shqipërinë por me një ndalesë të domosdosshme dy-ditore në Liqenin e Komanit.

Liqeni i Komanit. Foto nga Egzon Bytyqi.

Mbi blogun Dan Flying Solo

Lindur në Britaninë e Madhe, Dan mori vendimin të ndryshonte jetën e tij duke udhëtuar në të gjithë globin. Blogu i tij bazohet vetëm në eksperiencat e tij të jetuara e, për këtë arsye, ky blog ka arritur të fitojë besimin e një komuniteti të madh lexuesish dhe udhëtarësh. Duke jetuar ne Portugali e udhëtuar gjatë pjesës më të madhe të vitit, Dan vazhdon të zbulojë vende të reja e t’i ndajë me komunitetin global nëpërmjet platformës së tij Dan Flying Solo.