Çelet Sezoni Turistik - Shqipëria Mirëpret 200 Turistë nga Ukraina - Into Albania

Çelet Sezoni Turistik – Shqipëria Mirëpret 200 Turistë nga Ukraina

Edhe pse temperturat e larta nuk po premtojnë shumë, turistët e parë kanë mbërritur në Shqipëri duke çelur kështu edhe sezonin turistik 2021. Ka mbëritur në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, charteri i parë nga Ukraina, i cili solli në Shqipëri 200 turistët e parë, në këtë sezon që duket më premtues se ai që lamë pas.

Edhe këtë vit janë vendet rusisht folëse që çelin këtë sezon, turist të cilat prej vitesh janë pjesë e një turizmi gjithëvjetor në trevat tona.

Charteri i parë mbërritur në Rinas, foto nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se, “këtë vit presim të kemi një sezon turistik më të mirë se viti i kaluar. Vaksinimi i punonjësve të sektorit të turizmit na ndihmon që të kemi një sezon të plotë duke arritur shifrat e vitit 2019”.

Tatyana Bajraktari, presidente e agjencisë Ukrainase që solli edhe turistët e parë në Shqipëri, shprehet se, “presim që këtë sezon të kemi 20 avionë në javë, deri me 25 tetor. Avionët do të jenë nga Ukraina dhe Rusia”.

Charteri i parë mbërritur në Rinas, foto nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Sipas saj ardhja e avionëve të parë ka nisur më herët se vitet e kaluara, duke vazhduar deri në fund të muajit tetor. Pra, 6 muaj rresht. Turistët nga vendet rusisht folëse ishin të pranishëm gjatë gjithë sezonit dimëror, duke qenë ndër të parët vende që aplikojnë turizmin gjithëvjetor në Shqipëri.

Ndërkohë duhet theksuar se të gjitha trevat po përgatiten për të çelur këtë sezon i cili duket më premtues se i vitit të kaluar.

Riviera Shqiptare, foto nga Albjola Maloku