Destinacionet Nënujore - Atraksionet e Reja që i Shtohen Hartës së Aktiviteteve Turistike Detare - Into Albania

Destinacionet Nënujore – Atraksionet e Reja që i Shtohen Hartës së Aktiviteteve Turistike Detare

Hartës të Shqipërisë turistike tashmë i shtohet edhe nje tjetër atraksion, ai nënujorë. Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për aktivitetet detare, ligji i cili mundëson shfrytëzimin e hapësirës jo vetëm për peshkim, por edhe për turizëm elitar, siç është eksplorimi në fund të detit. Bëhet fjalë për atraksionin nënujorë të Drimadhes, i cili është bërë pjesë e hartës së aktiviteteve të turizmit detar.

Një ish-anije e marinës shqiptare e vitit 1974 është mbytur ditën e djeshme në Dhërmi dhe konkretisht ne plazhin e Drimadhes, për t’u shndërruar në një atraksion turistik për të apasionuarit e botës nënujore.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ishte prezent gjatë kësaj nisme u shpreh se “Në kushtet e reja, domosdoshmëria është që me hapjen e turizmit detar shqiptar, të zgjerojmë format dhe tematikat e ofertës turistike, me qëllimin e një turizmi dinamik dhe konkurrues në rajon”.

Pamje nga mbytja e ish anijes ushtarake?, e cila tashmë do të jetë një atraksion turistik ?për të apasionuarit e botës nënujore. #smilealbania???#unërrinëshqipëri

Gepostet von Blendi Klosi am Dienstag, 28. Juli 2020

 

Sipas Ministrit Klosi, kjo do të jetë një nga 60 zonat që bëjnë pjesë në hartën aktiviteteve turistike detare. Çdo zonë do të ketë pasaportën e detajuar të lundrimit, zhytjes, peshkimit nënujor, destinacionet nënujore apo aktiviteteve të tjera ujore. Miratimi i këtyre hartave, “celebrohet” me ndërtimin e destinacioneve nënujore të mjeteve lundruese të përdorura nga forcat detare të Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë dalë tashmë nga përdorimi dhe do të zhyten në ujë për të krijuar një atraksion turistik.

Ai nënvizon se, “këto aktivitete do të jenë në përditësim të vijueshëm, duke patur pritshmërinë e një vlere të rritur ekonomike dhe ofertë e shtuar turistike për vendin.  Shndërrimi i bregdetit shqiptar, në destinacionin më të njohur dhe të zhvilluar të jahteve në rajon, është synimi dhe pritshmëria e ligjit për veprimtaritë detare, një aktivitet që sjell të ardhura të larta në industrinë turistike”.

Anija është zhytur rreth 200 m larg bregut në Drimadhes dhe do të mund të vizitohet nga të pasionuarit pas sportit të zhytjes. Në projekt janë parashikuar të zhyten edhe anije të tjera ushtarake, që kanë dalë jashtë funksionit.