Ku të shkoni nëse ju mungon deti - Tri sugjerime fantastike - Into Albania

Ku të shkoni nëse ju mungon deti – Tri sugjerime fantastike

Shumë prej jush do të donin të shkonin në plazh në çdo stinë të vitit nëse do të mundnit, e për këtë arsye IntoAlbania ka përgatitur një listë të shkurtur të vendeve të cilat nuk do ju bëjnë të ndjeni mungesën e plazhit.  

Sigurisht, nëse ju mungon deti, gjithmonë mund ta vizitoni atë! Në Shqipëri, ju mund të vizitoni shumicën e qyteteve bregdetare gjatë gjithë vitit për t’ju ndihmuar në shërimin e nostalgjisë tuaj të verës. Sidoqoftë, ekzistojnë destinacione të cilat kanë sezonalitetin e tyre të shijimit. Në përgjithësi, me verën, shkohet në det dhe Riviera jonë është vendi perfekt për të shijuar rrezet e ngrohta të diellit. Dhe sigurisht me rënien e temperaturave të tjera destinacione shqiptare marrin vëmendjen, për natyrën e qetë, për liqenet relaksuese si edhe për ajrin e pastër. Më poshtë janë sugjerimet tona.

Kujdesuni për shëndetin tuaj në pishinat termale

Për të gjithë ju që doni të kaloni disa minuta relaksuese dhe të rimëkëmbni sistemin imunitar, banjat termale janë idealet. Pavarësisht se një vend i vogël, Shqipëria është e bekuar jo me një, ose dy, por katër destinacione të banjave termale. Ndërsa muajt e freskët afrohen, banjot termale mund të jenë mënyra më e mirë për t’u ngrohur dhe më e rëndësishmja, “të mirë për të notuar”.

Të njohura në vend si llixha, banjot termale të Shqipërisë janë burime burimet natyrale të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje, të pasura me minerale që relaksojnë si trupin ashtu edhe sistemin nervor. Destinacionet e mëposhtme të njohura të banjës termale gjithashtu ofrojnë strehim: Elbasan, Përmet, Leskovik dhe Dibër. Për të lexuar më shumë rreth këtyre vendeve të mrekullueshme, klikoni këtu.

Banjat termale, Përmet. Foto nga Afrim Tahiraj

Eksploroni lagunat e shumta të vendit

Peizazhi përreth lagunave mund të jetë më i bukur në vjeshtë. Mushkonjat dhe klima e lagësht e verës zhduken për t’u zëvendësuar nga perëndimet e diellit të pasqyruara bukur në sipërfaqen e qetë të ujërave. Sipas një udhëtari të zjarrtë, Laguna e Karavasta ka perëndimin e diellit më të bukur në të gjithë vendin. Por mbrapa nuk qendrojnë as laguna e Nartë-Vjosë, apo edhe ajo e Patokut. Ndoshta nuk do të jeni në gjendje të notoni, por do ta gjeni vetën të zhytur në ajrin e pastër, do të keni më shumë mundësi për shikimin ekzotik të shpendëve, si edhe do të shijoni gatime mevërte mahnistëse. Për vëzhguesit e  shpendëve, këtu është një listë e pikave ideale për t’u shijuar.

Laguna e Patokut, Lezhë. Foto nga IntoAlbania

Flamingot në Parkun Kombëtar Divjakë, foto Liridon Shala

Shijoni qetësinë buzë liqenit që preferoni

Nuk ka mungesë të liqeneve në Shqipëri, një bekim tjetër që e bën tranzicionin nga vera në vjeshtë shumë më më të lehtë. Kur themi liqen, shumica e banorëve të zonës menjëherë ëndërrojnë Pogradecin dhe fshatrat piktoreskë përreth tij. Liqeni i Shkodrës është një tjetër i preferuar, i famshëm për shikimin e shpendëve, si edhe atmosferën e tij komode dhe burimet spektakolare karstike aty pranë, siç është Syri i Sheganit.

Liqeni i Pogradecit, foto bashkia Pogradec

Liqeni i Shkodrës, foto Jetmit Troshani

Syri i Sheganit, foto Erald Halili

Më në veri, për adhuruesit dhe dashamirët në natyrë, ju keni liqenin magjepsës të Komanit, i cili ju sjell në një nga peizazhet më të bukura në vend. Nëse e gjeni veten në kryeqytet, sigurohuni që të ndaleni nga hapësira më e madhe e gjelbër në Tiranë, Parku i Madh dhe liqeni i tij qetësues. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja dhe që duhet të planifikoni një vizitë, nëse nuk keni i keni parë ende, janë Liqenet e Dumresë.

Liqeni i Komanit, foto nga Enklajd Zeneli

Liqeni i Seferanit, foto nga IntoAlbania.

Liqeni Artificial në Tiranë, foto IntoAlbania