Destinacionet që nuk Duhen Humbur në Shqipëri – Nga Blogeri i Turizmit Granit Temaj - Into Albania

Destinacionet që nuk Duhen Humbur në Shqipëri – Nga Blogeri i Turizmit Granit Temaj

Shqipëria me resurset e monumentet e shumta natyrore është kthyer në destinacionin ideal për t’u vizituar. Me shtigje të reja apo edhe ato vjetra panorama që të ofrojnë këto destinacione janë të papërshkrueshme. Në saj të guidave turistike, por edhe blogerëve të udhëtimeve gjithnjë e më shumë po njihemi me një Shqipëri tjetër, me peizazhe që të thërrasin për eksplorim.

Granit Temaj, i riu nga kosova është një ndër apasionuarit dhe entuziastët e natyrë.s  Historia e tij është e shkurtër. Ai filloi të merret me hiking dhe kuptoi që ishte një mënyre fantastike për të kaluar kohën e lirë dhe e shndërroi në pasion dhe hobi. Dhe me kalimin e kohës kjo dëshirë u shndërrua në gjithçka të bukur dhe atraktive që Graniti e bën në kohën e tij të lirë, kur nuk është në punë.

Këtë pasion e ka filluar në vitin 2015, dhe që atëherë ka eksploruar edhe vendet më të fshehta dhe të izoluara.

Ai ka edhe blogun e tij, Alpventurer, që për objektiv ka promovimin e destinacioneve aventuriere, nxitjen e njerëzve të merren me këtë aktivitet, si dhe promovimin e bizneseve lokale të zonës. Për IntoAlbanian, Graniti ka paraqitur një listë me destinacionet që nuk duhen humbur në Shqipëri:

1. Liqenet e Jezercës

Pamje përrallore nga liqenet të gjendura në mes të Majeve të larta të Bjeshkëve të Nëmuna, rrëzë majës së Jezercës.

Liqenet e Jezercës, foto nga Granit Temaj

Liqenet e Jezercës, foto nga Granit Temaj

2. Palasë – Gjiri i Gramës

Ecja përgjatë detit, ku ka shumë plazhe të virgjëra, për një aventurë ndryshe. Gjiri i Gramës, është thjesht spektakolar përmes ngjyrave dhe historisë që mbart. Ky plazh është një nga perlat e bregut të Jonit. Deti hyn mes masiveve shkëmbore duke krijuar një plazh fantastik për të pushuar.

Gjiri i Gramës, foto nga Granit Temaj

3. Lëpushë – Maja e Vajushës

Pamja e masivit të Karafilave, nga Maja e Vajushës e bën këtë majë shumë të veçantë.

Maja e Vajushës, foto nga Granit Temaj

4. Shishtavec – Çajë

Ose ndryshe njihet me emrin shtegu i ngjyrave, një zonë ideale për hiking, e pasur me natyrë të virgjër dhe plot me ngjyra që i japin një bukuri kësaj zone në çdo stinë.

Shtegu i Ngjyrave, foto Granit Temaj

5. Maja e Rosit 

Mrekullia e Alpeve Shqiptare, me një bukuri të papërsëritshme, me peizazhe gati mitike, është gjithmonë një thirrje për t’u bërë pjesë e Eposit tonë të Kreshnikëve. Me një pamje 360 gradëshe të të gjithë maleve përreth, ofron një pamje spektakolare.

Maja e Rosit, foto Granit Temaj