Eventet Artistike më Pikante të Muajit Mars - Into Albania

Eventet Artistike më Pikante të Muajit Mars

Mes ditës Ndërkombëtare të Grave, Ditës së Verës, koncerteve dhe panaireve të ndryshme, ky muaj premton shumë emocione dhe evente që nuk duhet të mungoni

Panairi HoReCa Expo 2020. Në data 4-6 mars tek Horeca Albania

Edhe këtë vit Horeca Albania organizon një nga panairet më të rëndësishme në Shqipëri. Për të shtatin vit rradhazi në të do përfshihen disa evente si, gara ndërkombëtare GastroAlb me juri nga World Chef, panairi i teknologjisë PackTech Expo e shumë aktivitete të tjera. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të mbani shënim datat dhe të jeni present.

Forumi i grave frankofone “Art dhe angazhim.” Më 6 mars tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Marsi njihet edhe si muaji i grave dhe aktivitete të shumta organizohen në këtë ditë. Më 6 mars Fakulteti i Gjuhëve të Huaj pret forumin e grave frankofone. Në edicionin e katërt të tyre ato do të trajtojnë temën “Art dhe Angazhim” e do të shtrojnë shumë pyetje mbi gjendjen shoqërore të grave në Shqipëri.

“Dielli dhe Hëna Nëna” koncert festiv. Më 7 mars tek Amfiteatri i Tiranës

Java e parë e muajit do të nis plot me aktivitete kulturore, një ndër to është edhe koncerti “Dielli dhe Hëna Nëna” nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës. Koncert ky që i dedikohet mësuesve dhe nënave. Është mirë të mos mungoni më 7 mars tek Amfiteatri i Tiranës, pasi të vegjlit do t’ju emocionojnë me performacat e tyre.

Alban Skënderaj në Folie Tarrace më 7 mars

Për të gjithë të dashuruarit e jetës së natës, këngëtari shumë i dashur i publikut shqiptar Alban Skënderaj, do të performojë më 7 mars tek Folie tarrace. Nesë je një fans i tij është një mundësi e mirë për ta ndjekur nga afër.

Prezantim i librit “Tek Frankët” nga Luan Rama. Më 11 mars, tek Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike

Ish- ambasadori dhe shkrimtari i njohur Luan Rama, do të promovojë, më 11 mars librin e tij me titull “Tek Frankët.” Me penën e tij ai përshkruan jetën e emigracionit shqiptar në Francë. Libri trajton ngjarjet e shek XX deri në ditët tona, si edhe flet për kontributin që ky emigracion dha në Francë.

Edicioni i tretë i AgroTech 2020. Në datat 13-14 mars tek ExpoCity

Në javën e dytë të marsit ju pret një tjetër panair ndërkombëtar, ai i Agrobiznesit dhe Agroteknologjisë. Ky panair do të zhvillohet në data 13-14 mars dhe ofron një platformë komunikimi biznesi për aktorët kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë në fushën e Agrobiznesit.

Dita e Verës, më 14 mars

14 Marsi ose ndryshe Dita e Verës, njihet si një festë pagane ku celebrohet ardhja e pranverës, traditë kjo që vazhdon e përcillet edhe në ditët e sotme. Të shumtat janë qytetet që organizojnë aktivitete në shesh në lidhje më këtë ditë.

Ballokume

Ballokume, simboli i Festës së Verës në Elbasan, Burimi: pinterest.com

Koncerti Maluma 11:11 World Tour – Tirana, Albania. Më 14 mars tek Sheshi Nënë Tereza

Maluma do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, e do të festojë së bashku me ne Ditën e Verës. Ardhja e tij në Shqipëri lidhet me turneun botëror me titull Maluma 11:11 World Tours. 14 Marsi do të jetë drithërues për sheshin Nënë Tereza, i cili do të pushtohet jo vetëm nga tingujt latinë, por edhe nga muzika shqiptare me këngëtarët më në zë të momentit.

“La Boheme” vjen në data 13,15 dhe 16 mars në Pallatin e Kongreseve

Për të gjithë të apasionuarit e operës në data 13,15 dhe 16 mars nuk duhet të humbasin shaqjen e teatrit të Operës dhe Baletit. La Boheme do të vihet në skenën e Pallatit të Kongreseve, të gjithë të artëdashësit do të kenë mundësi ta shikojnë nga afër këtë kryevepër të Giacomo Puccinit.

Stina Muzikore 2020, Quartetto di Cremona. Më 24 mars tek Liceu Artistik Jordan Misja

Viti 2020 shënon 250 vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven (1770-1827). Quartetto di Cremona në kuadër të kësaj ngjarje të rëndësishme të muzikës botërore do të organizojë më 24 mars në Liceun Artistik “Jordan Misja” koncertin e rradhës. Për të gjithë të apasionuarit e muzikës klasike, ky koncert është një mundësi e mirë për të mos munguar.