Eventet e Javës Sugjeruar nga IntoAlbania - Into Albania

Eventet e Javës Sugjeruar nga IntoAlbania

Java e fundit e nëntorit do të na dhurojë shumë surpriza dhe aktivitete. Sigurisht që kulmin kjo javë do ta ketë me festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ku do të organizohen evente të ndryshme, e ne ju sugjerojmë të mos mungoni.  

Festivale

1. Çelet më 25-26 nëntor në teatrin “Petro Marko”, të Vlorës Festivali i Iso Polifonisë. Ky festival vjen në edicionin e XIII-të, të tij, dhe këtë vit marrin pjesë grupet më të mira të iso-polifonisë labe dhe toske.

Vendodhja: Teatri “Petro Marko”, Vlorë.

2. Më 29 nëntor Tirana feston për të disatin vit rradhazi “Natën e Bardhë”. Këtë vit do të ngrihen tre skena ku shumë artistë do t’ju shoqërojnë më muzike deri në orët e para të mëngjesit.

Vendodhja: Bllok, Tiranë.

Ekspozita

3. Të hënën e 25 nëntorit në Qytetin Studenti, hapet ekspozita me instalacionin “Çfarë kishe veshur”. E mbështetur nga UN Women dhe Rezidenca Studentore, ky instalacion përcjellë imazhet e të mbijetuarave ndaj përdhunimit.

Vendodhja: Qyteti Studenti

4. Në kuadër të Javës së Pavarësisë, Bashkia Shkodër organizon aktivitete nga datat 22- 28 nëntor. Në këtë kuadër më datë 26 nëntor, çelet ekspozita e fotografisë me titullin “Dialektikë”. Një ekspozitë me karakter historik, vjen në kurimin e Emanuel Palushaj.

Vendodhja: Muzeu Historik Shkodër.

5. Më 27 nëntor në Galerinë Kombëtare të Arteve çelet ekspozita “Tirana Patience” nën kurimin e Adam Szymczyk dhe Nataša Ilić.

Vendodhja: Galeria e Arteve, Tiranë

6. Më 25 nëntor deri më 30 nëntor, në Tirana Art, do të keni mundësinë të shijoni ekspozitën Colors Added to My Life, Exhibition.

Vendodhja: Tirana Art Galeri

Kinema

7. Më 26 nëntor në kinema Agimi do të shfaqjet filmi me metrazh të shkurtër “Balkan’s Gate 2019”. Filmi është realizuar nga profesionistët e rinj të filmit, të mbështetur nga OSCE-ja, me synimin e reflektimit të barazisë gjinore. Ky aktivitet vjen në kuadër të fushatës botërore “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Vendodhja: Kinema Agimi, Hyrja e Lirë.

Teatër

8. Më datë 30 nëntor, për të gjithë fëmijët, teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shfaq premierën “Biletë për në Polin e Veriut.”

Vendodhja : ArTurbina

Sport

9. Në kuadër të festave kombëtare më 28 dhe 29 nëntor organizohet “Kupa Pavarsia”. Shoqata Vllaznimi, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, e sjell këtë kupë në kuadër të 107 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. Në të do të marrin pjesë U9, U11 si dhe vajzat deri në 17 vjeç

Vendodhja: Durrës.