Eventet më Interesante të Janarit që nuk Duhen Humbur - Into Albania

Eventet më Interesante të Janarit që nuk Duhen Humbur

Jemi në muajin e parë të një dekade të re dhe eventet e Janarit ndërthuren bukur me të gjitha zhanret e artit.

Ja sugjerimet e IntoAlbania-s për këtë muaj:

1.“Pezull” ekspozitë pikture. Galeria FAB, 6-16 janar

Blerta Xhomo vjen me ekspozitën personale, me titull Pezull. Ajo do të çelet tek Galeria Fab, në kurimin e artistit të madh Vladimir Myrtezait. Një ekspozitë me karakter feminist që na risjell traditën më të mirë të pikturës. Ekspozita do të çelet më 6 janar në orën 18.00 tek Galeria Fab.

Burimi: facebook.com/Galeria-FAB

2. Takimi me filmat në Institutin Italian të Kulturës, 8 dhe 15 janar.

Instituti Italian i Kulturës është një nga hapësirat më të pasura me aktivitete kulturore përgjatë gjithë vitit. Ky janar fillon me dy takime interesante filmash. Filmi i zhanrit komedi “Polici urban” ku luajnë ikonat e kinematografisë italiane si Vittorio de Sica, Alberto Sordi etj., do të shfaqet më datë 8 janar. Ndërsa filmi tjetër komedi “Monstrat” me regji të Dini Risi dhe në interpretim të Vittorio Gassman, Lando Buzzanca, etj do të shfaqet më 15 janar në ambjentet e Institutit, te Pallati i Kulturës. Hyrja e lirë.

Logoja zyrtare e Institutit. Burimi i fotos: iictirana.esteri.it.

3. Boeing Boeing, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli,” 8-12 Janar

Një nga komeditë më të suksesshme, rikthehet nga data 8 deri në 12 janar. Një mënyrë e mirë për ta nisur vitin me të qeshura. Për të gjithë ata që nuk kanë mundur ende ta ndjekin, rezervimet bëhen në numrin: 0695717746.

Burimi: tkeksperimental

4.“Kuçedra” ekspozitë me fotografi, Qendra Kulturore Tulla. 10-31 Janar.

Një ekspozitë e veçantë do të çelet në qendrën kulturore Tulla nga fotografi amerikan Nick St.Oegger. Ai do të dokumentojë me fotografi në këtë ekspozitë, jetën në lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën. Artisti është munduar që në këtë ekspozitë të paraqesë këtë bukuri natyrore që kërcënohet nga ndërtimi i hidrocentraleve.

5. “Revizori” Teatri Kombëtar 9-12 Janar.

Në data 9 deri më 12 janar keni mundësinë të ndiqni në ArTurbina shfaqjen “Revizori”, komedi e shkrimtarit rus Nikolaj Gogol. E konsideruar si një nga kryeveprat e tij vihen në skenë nga regjisorja Driada Dervishi, në interpretimin e Adelina Muça, Xhejni Fama, Suela Bako etj. Për rezervime kontaktoni në numrin: 04 222 30 22

Burimi: officialTeatriKombetar

6. “Tirana Patience” Galeria Kombëtare e Artit, janar 2020

Vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Tirana Patience” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Takimi i disa brezave, që shpalosin metodat e tyre të artit ndër vite, që nga veprat e artit të Realizmit Socialist të prodhuar në Shqipëri, nga vitet 1946 deri në fillim të viteve 1990, e duke vijuar me artin bashkëkohor.

“Tirana Patience”. Foto nga IntoAlbania

7. Ekspozitë “Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit.” Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi.” 11 janar -16 mars 2020

Artisti i njohur italian Armin Linke, sjell ekspozitën “Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit”. Armin Linke është një ndër artistët më të afirmuar të Italisë. Kjo ekspozitë vjen falë bashkëpunimit të Muzeut Kombëtar Marubi dhe Muzeut Bashkëkohorë në Milano.

Burimi: marubimuseum

8. Premierë – Bad Boys for Life. 16 janar Cineplexx.

Për të gjithë të apasionuarit e filmit, në kinema Cineplexx QTU, vjen premiera e filmit “Bad Boys for Life.”  Një mundësi e mirë për të mos humbur dyshen fantastike Will Smith dhe Martin Lawrence.

Burimi: CineplexxAL

9. Sem Thomasson and Dj Dominico, tek Folie Tarrace. 11 janar.

Fundjava do të nxehet dhe më tepër në ritmin e muzikës house nga dy dj Sem Thomasson dhe Dj Dominico. Ata do të performojnë në Folie Tarrace më 11 Janar.

Burimi: Folie-Terrace

10. Drama “Kuartet” nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. 13 Janar

“Kuartet-i” e Heiner Müller, është një dramë me dy karaktere, e cila vjen në interpretimin e shkëlqyer të, Arjola Demiri dhe Ermal Sadiku. Është një vepër që ndërthur bukur komiken me dramatiken dhe sillet për publikun nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Burimi: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zyrtare