Eventet më interesante të javës, sugjeruar nga IntoAlbania - Into Albania

Eventet më interesante të javës, sugjeruar nga IntoAlbania

Kjo javë e nëntorit do bëhen dhe më e ngrohtë nga aktivitetet që presin jo vetëm Tiranën, por edhe Shqipërinë. Ja ku është lista e IntoAlbania-s për eventet më interesante të javës:

Kinema

1. Për të apasionuarit e filmit Italian, ju ftojmë më datë 20 nëntor, të ndiqni filmin “Për sa kohë ka Prosecco ka shpresë” me regji të Antonio Padovan. Aktiviteti organizohet nga Instituti Italian i Kulturës, në kuadër të javës së IV të kinemasë italiane në botë. Filmin do të keni mundësi ta ndiqni tek Pallati i Kulturës, ditën e mërkurë duke filluar nga ora 18.30 deri 21.00.

Vendodhja: Pallati i Kulturës.

 

2. Kinoklubi frankofon, shfaq më 21 nëntor filmin “Korporata” me regji të Nicolas Sihol. Filmi i zhanrit thriller-dramë do të shfaqet në orën 18.30 tek Muzeu Historik Kombëtar dhe hyrja është falas.

Vendodhja: Muzeu Historik Kombëtar.

Koncert

3. Universiteti i Arteve në Tiranë në bashkëpunim me Universitetin e Muzikës dhe Arteve Interpretuese Vjen, sjellin koncertin e pianistit Mathias Schmidhammer dhe Johannes Kretz. Aktiviteti do të mbahet më 18 nëntor, në sallën Black Box. Në këtë koncert do të luhen pjesë nga Mozart, Debussy, Kretz dhe Schmidhammer.

Vendodhja: Black Box, Universiteti i Arteve.

4. Më datë 21 nëntor keni mundësi të shijoni tingujt magjikë të muzikës shqiptare. Nën dirigjimin e Ermir Krantjes dhe me pjesmarrjen e Orkestrës të TKOB-it do të shfaqet koncerti “Feim Ibrahimi- Rrjedh në këngë e ligjerime.” Për të gjithë të apasionuarit, koncerti do të shfaqet në Qendrën Kulturore, Katedralja Orthodhokse, ora 19.00.

Vendodhja: Qendra Kulturore, Katedralja Orthodhokse.

Evente

5. Mandarina Fest, realizon edicionin e 8-të të saj, dhe kjo ditë ashtu siç e ka tradita  do të festohet në Konispol. Surpriza dhe aktivitete të ndryshme ju presin. Vizita në plantacione dhe fabrikat e përpunimit në fshat, ju ftojmë që ta vizitoni nga afër këtë fest që realizohet më 23 nëntor në Mursi të Konispolit.

Vendodhja: Mursi, Konispol

6. Green Line Albania organizon nismën të pastrojmë Shqipërinë në një ditë. Mbështetur nga mijra vullnetar, qindra institucioneve qendrore dhe vendore të cilët mblidhen për një nisëm e cila nuk ka si synim të mbajë pastër Shqipërinë vetëm në një ditë, po çdo ditë. Aktiviteti do të organizohet më 22 nëntor.

Teatër

7. Teatri Kombëtar risjell në datën 21 deri më 24 nëntor shfaqjen “Engjëjt e Amerikës” me regji të Arben Kumbaros. Nën interpretimin e shkëlqyer të Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Genti Deçka, Helidon Fino, Vasjan Lami etj, kjo vepër është cilësuar si një nga kryeveprat e dramaturgjisë.