Eventet më Interesante të Javës Sugjeruar nga IntoAlbania - Into Albania

Eventet më Interesante të Javës Sugjeruar nga IntoAlbania

Kjo javë e dhjetorit do të jetë e mbushur plot me koncerte, show, teatër, film, sport etj.. Evente të ndryshme për fëmijë dhe të rritur, do të jenë shoqëruesit tuaj në këto javë të fundit të vitit. IntoAlbania ju sugjeron tetë eventet më interesante!

1. Projekti “The Albanian House.” Më 16 dhjetor në Innospace Tirana.

Projekti “Shtëpitë Shqiptare,” konsiston në dokumentimin e shtëpive të vjetra shqiptare. Në këtë projekt do të nxirren në pah shtëpitë karakteristike, ato që kanë histori, që dëshmojnë një zhvillim të caktuar ekonomiko-social. Synimi është që këto shtëpi të njihen, t’ju ofrohet një vlerësim, në mënyrë të tillë që të mos mbeten në harresë. Të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin këtë event më 16 dhjetor në Innospace Tirana.

2. Forumi Rinor Kombëtar, Mak Albania Hotel. Më 18 dhjetor Tiranë.

Forumi Rinor Kombëtar bazuar në raportin “Rinia në Shqipëri 2019” ka si synim krijimin e një dialogu, kryefjala e të cilit do të jenë të rinjtë. Aktiviteti do të mbahet midis të rinjve, të cilët do të bisedojnë me përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të institucioneve publike dhe sindikatave mbi zgjidhjet e mundshme në drejtësi, ligjin për arsimin e lartë dhe raportin periodik universal të shoqërisë civile. Ky aktivitet organizohet nga Qendra Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve. Në këtë ditë do të mbahet dhe Panairi i 5-të i Organizatave Rinore.

3. Aeropress Movie Screening, në Destil, më datë 18 dhjetor, Tiranë.

Të gjithë ju që jeni të apasionuar pas filmit, ditën e mërkurë ju pret në Destil, një dokumentar argëtues me titull Aeropress. Për të dashuruarit e kafes, në këtë dokumentar do të zbulojnë se si një pajisje që u shpik për të gjetur një zgjidhje praktike, u kthye në një nga metodat më të mira të bërjes së kafes. Filmin dokumentar ju mund ta ndiqni ditën e mërkurë në orën 19.00.

4. Kampionati Kombëtar Bouldering, në Rock Tirana Climbing Gym. Më 18 dhjetor Tiranë.

Për të gjithë të apasionuarit e sportit dhe kryesisht atyre të climbing, këtë të mërkurë mbahet Kampionati Kombëtar Bouldering për fëmijë. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, ky aktivitet kërkon të testoj aftësitë e fëmijëve, por edhe për të parë mundësitë për pjesmarrje në kompeticione të ndryshme.

5. “December 2019 – Multi-Languages Café”, Biblioteka Misto Treska, 16-23 dhjetor, Tiranë.

Për të gjithë të apasionuarit rreth gjuhëve, biblioteka Misto Treska ju jep mundësinë të praktikoni gjuhën tuaj të preferuar. Përmes një hapësirë të caktuar që ofron kjo bibliotekë, ju keni mundësi të praktikoni gjuhën, nga datat 16-23 dhjetor, në fasho orarin 15.00 deri në 19.00.

6. “Këpucët e Kuqe,” Teatri i Kukullave. Më 19 dhjetor Tiranë.

Nëse doni të argëtoni fëmijët tuaj, Teatri i Kukullave sjell shfaqjen Këpucët e Kuqe. Një muzikal-dance-teatër, do të sillet bukur nga regjisorja Sara Jaupaj Mamli. Shfaqjen keni mundësi ta shikoni më 19 dhjetor në orën 18.00.

7. Elina Duni & Vlashent Sata, Koncert për Down Syndrome Albania, Katedralja Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit.” Më 21 dhjetor Tiranë.

Dy artistët e njohur shqiptarë, Elina Duni dhe Vlashent Sata, bëhen bashkë për të realizuar një koncert bamirësie. Të gjitha të ardhurat e biletave do të shkojnë për Down Syndrome Albania. Koncertin keni mundësi ta ndiqni tek Katedralja Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” më 21 dhjetor në orën 20.00.

8. Festivali “Rage of the Rampage” Sheshi Skënderbej. Më 20 dhjetor, Tiranë.

Festivali “Rage of the Rampage” do të sjellë artistë të skenave të njohura botërore të muzikës elektronike, në Shqipëri.  Ky festival vjen për herë të parë dhe do të organizohet në Sheshin Skënderbej (parkingu nëntokësor). Duke filluan nga ora ora 20.00 deri në orët e para të mëngjesit, të gjithë të apasionuarit e muzikës elektronike do të shijojnë disa orë adrenaline.