Flamingot Rozë - Rritet Popullata e tyre në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë - Into Albania

Flamingot Rozë – Rritet Popullata e tyre në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Natyra këtë periudhë ka marrë frymë e qetë duke u shndërruar në një habitat të sigurtë për shumë shpend.

Laguna e Nartës, ndër më të mëdhatë në vendin tonë, e shtrirë në pjesën veriperendimore të qytetit të Vlorës, është strehëza e ëmbël e flamingove rozë. Shpendi lozonjar e ka kthyer këtë zone të frekuentuar vetëm për spektaklin që ata dhurojnë në natyrë.

Numri i flamingove rozë në Shqipëri u rrit gjatë periudhës së karantinimit dhe qëndrimit në shtëpi, nga mungesa e personave që zhvillojnë gjuetinë e paligjshme.

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri PPNEA, në kuadër të inventarizimit të shpendëve folezues në zonën e peizazhit të mbrojtur Vjosë–Nartë, realizoi dy herë gjatë sezonit të folezimit censin e flamingove në këtë zonë.

Herën e parë censi u realizua në datën 7 maj 2020, ndërsa herën e dytë në datën 9 qershor. Në censin e parë u numëruan 1890 individë të flamingos, ndërsa në të dytin u identifikua një numër prej 2005 individësh. Flamingot, megjithëse janë një lloj i përhershëm në vendin tonë, ende nuk janë folezues, pavarësisht tentativave në zonën e Kripores që prej vitit 2013.

Flamingot në Lagunën e Nartës, foto nga PPNEA

Flamingot në Lagunën e Nartës, foto nga PPNEA

Në sezonin e shtegtimit, PPNEA së bashku me shoqatën “Shpendët e Shqipërisë”, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, janë duke planifikuar realizimin e censit kombëtar të flamingove.

“Ky aktivitet do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë flamingot e të ndihmojnë në numërimin e tyre”, shprehet Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Flamingot, klasifikohen tek shpendët me karakteristika të rralla. Në të shumtën e rasteve ata shihen të grupuar në hapësira të cekta uji dhe mblidhen si një grup baleti.

Flamingot në Lagunën e Nartës, foto nga PPNEA

Flamingot në Lagunën e Karavastasë, foto nga Granit Hyseni

Nga: IntoAlbania

More From Whats hot?

Zhvilluar nga Frakton & Dizajnuar nga project.graphics