“Forbes” - Durrësi, një ndër 5 Qytetet Evropiane që duhet Vizituar pas Pandemisë - Into Albania

“Forbes” – Durrësi, një ndër 5 Qytetet Evropiane që duhet Vizituar pas Pandemisë

Revista prestigjioze amerikane “Forbes”, pas situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e Covid 19 në sektorin e  turizmit sugjeron lexuesit që të fillojnë të mendojnë për pushimet e vitit të ardhshëm.

Në një kohë kur mundësitë e udhëtimit këtë verë kanë qenë shumë të kufizuara, ndoshta është momenti i duhur për të planifikuar pushimet e rradhës, shprehet Jared Ranahan, në shkrimin e tij në Forbes. Pandemia ka bllokuar thuajse tërësisht udhëtimet ndërkombëtare dhe ky shkrim është më tepër një këshillë për udhëtarët, kur kjo pandemi të ketë marrë fund.

Në një listë prej 5 shtetesh mes Hagës në Holandë, Kretës në Greqi, Triestes në Itali dhe Varnës në Bullgari, bën pjesë edhe qyteti bregdetar i Durrësit.

“Teksa shumë prej jush mund të preferojnë bregun italian apo francez të Mesdheut, por ka edhe vende të tjera po aq mesdhetare që mund të eksplorohen. Pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur të eksploroni rrënojat antike, të konsumoni ushqime të freskëta të detit, apo thjesht të shijoni me një pije në dorë rrezet e nxehta të diellit, këto pesë qytete ofrojnë një përvojë vërtet unike që nuk mund të gjendet askund tjetër në kontinent” shkruan Forbes.

Sheshi “Iliria” në Durrës

Sheshi Iliria në Durrës, foto nga IntoAlbania

Në përshkrimin për Durrësin, Jared Ranahan thekson se Durrësi ndodhet pak në perëndim të kryeqytetit shqiptar, qyteti bregdetar është i njohur për klimën mesdhetare dhe arkitekturën historike.

Ndër të tjetra theksohet se qyteti i Durrësit është edhe një destinacion ideal për dashamirësit e arkeologjisë, dhe për të gjithë ata që e vizitojnë do të kuptojnë që ky qytet jeton me antikitetit dhe modernitetit është një thesar që asnjëherë nuk lodhesh së eksploruari, jo vetëm në aspektin historik, por edhe në turizëm e kulturë. Me tregun bizantin, amfiteatrin, muzeun arkeologjik Durrësi, apo edhe kalanë brenda në qytet, Durrësi është i mbushur plot me histori.

Dhe me një vijë bregdetare të gjërë, sigurohu që të relaksohesh pak buzë detit.  Krahu perëndimor i qytetit të Durrësit strehon disa plazhe shumë të bukur me rërë si dhe me shumë mundësi për të ngrënë ose pirë diçka buzë detit.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.

Plazhi i Gjirit të Lalzit

Plazh në Durrës, Burimi: instagram.com/krisssich/

Gatimet me bazë deti, foto nga Vertigo