''Forbes'' - Shqipëria Vendi i Jetës së Ëmbël dhe Ideali për Pushimet e Ardhshme - Into Albania

”Forbes” – Shqipëria Vendi i Jetës së Ëmbël dhe Ideali për Pushimet e Ardhshme

Revista e njohur Forbes në versioni francez, i ka dedikuar një shkrim të gjatë Shqipërisë dhe mundësive që ajo ofron për turistët.  Redaktorja e rubrikës Lifestyle, Sabah Kaddouri, e konsideron vendin e shqiponjave si destinacionin ideal për pushimet e ardhshme dhe si një vend që të jep një energji frymëzuese.

Gazetarja e Forbes e nis zbulimin e Shqipërisë përmes bukurisë së natyrës, teksa veçon Llogaranë dhe rivierën shqiptare, një sekret që sipas saj tashmë është zbuluar edhe nga miliona turistë të huaj. Po aq ndjellëse cilëson historinë e Shqipërisë, gastronominë, apo mundësinë e eksplorimit.

Me një histori në bashkimin e qytetërimeve romake, bizantine dhe osmane, ky shtet ballkanik kultivon unikalitetin midis hapësirave të mëdha të virgjëra dhe kryeqytetit, Tiranës, i mbushur me ndërtesa moderne – shkruan prestigjiozja forbes.

Tirana, foto Kejsi Ferhati

Në këto rajone të gjelbra, ekziston edhe kënaqësia e ndarjes së momenteve autentike me vendasit dashamirës gjatë ndalesave për të shijuar gatime në ndonjë shtëpizë ose ndonjë natë të pafund. Shqiptarët janë shumë bujarë me këdo që qëllon të jetë mysafiri i tyre.

Përveç bukurive natyrore nuk mund të linte pa përmendur edhe trashëgimitë kulturore, ku përmend qytetin e njohur të  Beratit, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, një emërtim që i referohet pirgut të shtëpive tradicionale osmane në qytetin e vjetër, fasadat e të cilave janë ‘shpuar” nga një numër i madh dritaresh. I shtrirë përgjatë lumit Osum dhe në kanionin e tij madhështor, qyteti mesjetar është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të bashkësive të ndryshme fetare dhe kulturore gjatë shekujve.

Berat. Foto nga Cecilia Fazekas

Në skajin jugor të vendit, përgjatë bregdetit, Parku Kombëtar i Llogarasë (më i rëndësishmi në Shqipëri) përmban një natyrë të harlisur dhe të virgjër. Riviera Shqiptare është sekreti më i ruajtur i rusëve, ukrainasve, italianëve dhe britanikëve. Një aromë ”jete të ëmbël” mbush numrin gjithnjë e më shumë në rritje të turistëve dhe shqiptarëve, të cilët kremtojnë jetën me shëtitje në det, me kripë e jod, mish të shijshëm të pjekur në skarë, shijime gatimesh lokale dhe mbrëmje festive. Ka shumë vende për të eksploruar, si Gjiri i Akuariumit, Drimadhes, Plazhi i Palasës, Plazhi i Gjipes ose Ksamili, kaq shumë arsye për t’u rikthyer, shprehet në artikull Forbes.

Gjiri i Gramës, foto Afrim Tahiraj

Në epokën e Instagram, kjo vendndodhje sheh një kontigjent në rritje të njerëzve kuriozë – shkruan Forbes në reportazhin e gjatë për Shqipërinë, ku ka prekur thuajse çdo gjë në 28 mijë e pak më shumë kilometra katror të sipërfaqes.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.