“Fundjavë në Park” me IntoAlbania - Into Albania

“Fundjavë në Park” me IntoAlbania

Shtatori nis me një event unik të organizuar nga IntoAlbania, ku pikniku tradicional transformohet në një takim më bashkëkohor, me muzikë elektronike dhe kënde argëtimi, ushqim dhe koktejle, degustim vere dhe shlodhje pranë natyrës dhe liqenit.

Më datë 6-7-8 shtator vjen për herë të parë në Tiranë “Fundjavë në Park”, një eksperiencë unike e fundjavës, me muzikë elektronike, koktejle të stinës, piknik në natyrë, kanoe, degustim vere, e plot aktivitete të tjera. Një mundësi e mirë për të qënë pranë natyrës, njëri-tjetrit, për të shijuar komunikimin në një nga ambjentet më shlodhëse të Tiranës: Parkun e Madh të Liqenit.

Fundjavë në park.

Nga ora 12 e drekës në 12 të natës, për tre ditë do të jetoni një fundjavë krejtësisht ndryshe në Tiranë. Që nga brunch-i relaksues në ndenjëset pranë liqenit, apo këndet dedikuar familjeve me fëmijë përgjatë orareve të ditës, tek perëndimi nën shijimin e verës, apo mbrëmjet në shoqërinë e një feste të pandërprerë muzikore, të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në një event që do t’ju rikthejë më së miri në jetën urbane.

Çfarë përfshin eventi?

-Dj përgjatë gjithë ditës.

-Një ambjent bari me dy furgona koktejlesh të dy prej vendeve më popullore të Tiranës: Nouvelle Vague dhe Destil.

-Hapësirë degustimi vere.

-Brunch dhe piknik, përmes 2-3 furgonave të ushqimit.

-Hapësirë e konceptuar për fëmijët.

Hyrja është e lirë.