Ismail Kadare Nderohet me Çmim Ndërkombëtar 'Neustadt' për Letërsinë - Into Albania

Ismail Kadare Nderohet me Çmim Ndërkombëtar ‘Neustadt’ për Letërsinë

Një tjetër çmim ndërkombëtar i akordohet penës së njohur të letrave shqipe, Ismail Kadaresë.

Poeti dhe novelisti që ka përçuar tek lexuesit e huaj fizionominë e shqiptarëve, por edhe të Shqipërisë, do të nderohet këtë vit me çmimin Neustadt.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane, e cila në njoftimin e saj në facebook njofton se shkrimtari shqiptar Ismaili Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt. Ceremonia e dhënies së çmimit do të trasmetohet online si pjesë e aktivitetit tre ditor që mbahet nga universiteti i Oklahomës në datat 19-21 tetor. Për të gjithë të interesuarit aktiviteti do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.

“Kemi i kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.”

Ndër të tjera ambasada ka dhënë detaje edhe se ke mund të ndiqet kjo ceromoni.

“Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij. Regjistrohuni këtu https://bit.ly/3jxH7Cf dhe shikim të këndshëm të mbrëmjes gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë! ”