Kampionati Kombëtar i Surfcasting - Into Albania

Kampionati Kombëtar i Surfcasting

Plazhi i Spillesë fundjavën e parë të tetorit kishte një pamje krej ndryshe nga herët e tjera. Përgjatë gjithë vijës bregdetare dalloje rreth 20 peshkatarë të cilët ishin grumbulluar për etapën e fundit të Kampionatit Kombëtar të Surfcasting. E tek sa garën në Spille e fitoi Osman Zace, fitues i edicionit të 2018 u shpall Lorenzo Zako, pasi u bë mbledhja e pikëve nga të gjitha garat e zhvilluara përgjatë vitit. Po ndajmë me ju disa foto që tregojnë për atmosferën sa përfshirëse, aq edhe intime që kishte ky kompeticion.

Kampionati Kombëtar i Surfcasting në Spille, foto nga IntoAlbania.

Adi Olldashi, duke vështruar ecurinë e garës. Foto nga IntoAlbania.

Surfcasting është një disiplinë mjaft interesante peshkimi, ku pasi hidhet grepi, pritet në breg që peshku të hajë karremin. Vështirësia e këtij sporti qëndron në faktin se duhet të njohësh mirë lëvizjet e dallgëve, e të kesh nuhatje se ku mund të lëvizin peshqit. Teknika e hedhjes së karremit si në çdo disiplinë peshkimi sportive edhe këtu është një art më vete. Peshqit sapo kapen, rilëshohen në det, pasi këtu qëllimi është praktimi i peshkimit si një sport më vete.

Perëndim në Spille. Foto nga IntoAlbania.

Kryetari i Klubit Surfcasting & Longcasting Albania, Lorenc Cepele, së bashku me një nga garuesit, Medion Çiço. Foto nga IntoAlbania.

Materiale për Surfcasting. Foto nga IntoAlbania.

Momente nga dita e fundit e garës. Foto nga IntoAlbania.

Surfcasting & Longcasting Albania është një nga grupet sportive me kalendarin më dinamik të eventeve në Shqipëri. Të gjithë të apasionuarit pas peshkimit mund të bëhen lehtësisht pjesë e këtij grupi, i cili që prej themelimit në maj të vitit 2015 ka parë një rritje të konsiderueshme të pjesëtarëve të tij.

Garuesi Saimir Kapidani, njëherësh një nga organizatorët e eventit. Foto nga IntoAlbania.

Materiale peshkimi. Foto nga IntoAlbania.

Perëndim në Spille. Foto nga IntoAlbania.

Pjesëmarrësi Adriatik Canaj. Foto nga IntoAlbania.

Nëse doni të dini më tepër mbi kalendarin e eventeve apo organizimet e tjera të grupit mund të ndiqni faqen e tyre në facebook Surfcasting & Longcasting Albania.