Katër Dukuri Shqiptare Kandidojnë për UNESCO - Mes Tyre Xhubleta dhe Eposi i Kreshnikëve - Into Albania

Katër Dukuri Shqiptare Kandidojnë për UNESCO – Mes Tyre Xhubleta dhe Eposi i Kreshnikëve

Është trajtuar dhe diskutuar vazhdimisht rëndësia e pasurisë shpirtërore jo materiale dhe gjithmonë nga specialistë të ndryshëm është pohuar vlera dhe rëndësia e saj. Mesa duket një lajm i mirë vjen nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale, i cili ka vendosur shtimin e listës së pasurisë sonë shpirtërore.

Në mbledhjen e zhvilluar së fundmi Këshilli Kombëtare i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale mori vendimin që të miratonte katër “dukuri” të reja, që sipas Ministres së Kulturës Elva Margariti janë të denja për të qenë pjesë e kandidimit si kryevepra të trashëgimisë në UNESCO.

Vet ministrja e kulturës Elva Margariti, ka theksuar se, “populli ynë ka një traditë mjaft të pasur në këngë, valle, doke, zakone, zejtari…, të cilat në epokën e vrullshme të globalizimit dhe teknologjisë rrezikojnë të zhduken. Por pikërisht, këtë të fundit, ne do ta shfrytëzojmë për të ruajtur traditën, ta mbledhim, ta regjistrojmë, digjitalizojmë, ta bëjmë të aksesueshme për studiuesit, por mbi të gjitha, t’ua përcjellim brezave.”

Xhubleta, veshje tradicionale e trevave shqiptare, foto IntoAlbania

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën me dije po punohet dhe për “Eposin e Kreshnikëve kënduar dhe shoqëruar me lahutë”, për plotësimin e dosjes për në UNESCO. Gjithashtu ajo bën të ditur se listës për t’u mbrojtur nga shteti i janë shtuar “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegëtimi të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijëbërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj, “Kcimi i Logut”, “Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë.”

Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë të krijimtarinë popullore,

Aktualisht specialistët përkatës të secilës dosje po punojnë për plotësimin e tyre, në mënyrë që deri në muajin mars të 2021-it të bëjnë dorëzimin në kohë.