Ku të festoni Vitin e Ri në Tiranë - Into Albania

Ku të festoni Vitin e Ri në Tiranë

Nuk e keni vendosur ende ku të festoni me miqtë Vitin e Ri në Tiranë? Me poshtë po ju paraqesim listën e vendeve më në modë, që ndoshta do t’ju inspirojnë të kaloni një mbrëmje të paharrueshme me miqtë apo familjarët, e të festoni deri vonë!

1. Radio Bar

Robotek do të performojë muzikë të viteve ’80, më konkretisht të zhanrit Italo Dance, mjaft popullor edhe në Shqipëri. Bileta kushton 1000 Lek. Për rezervime kontaktoni adresën zyrtare të lokalit në facebook.

Posteri zyrtar i Radio Bar.

2. Discobox

ODA, Ger Kacerja, Lindi , dhe Minimim & Tatu janë vetëm disa nga emrat që do të performojnë përgjatë ndërrimit të viteve. Për rezervime kontaktoni në numrin: +355692793241.

Nga posteri zyrtar i eventit. Burimi i fotos: facebook.com/discoboxtirana.

3. Tulla- Culture Center

Genc Salihu dhe Alban Nimani do ta ndezin skenën e Tullës, ndaj përgatituni për një festë që do ta mbani mend gjatë në kujtesë! Bileta kushton 1500 Lek. Për rezervime kontaktoni në numrin: +355698190866 ose shkruajini faqes zyrtare në facebook

Tulla – Culture Center, posteri zyrtar i eventit.

4. Kino

Kino ka dhuruar disa nga shfaqjet më interesante përgjatë 2018, ndaj pritshmëritë për duo-n e DJ-ve të muzikës elektronike 84Bit janë mjaft të larta. Bileta kushton 1000 ALL. Për më tepër kontaktoni Kino Bar në faqen e tyre në facebook.

5. Folie Terrace

Disa nga këngëtarët më popullorë shqiptarë si Flori, Klajdi, Bruno, Miri si dhe Dj Vicky, do të shkundin mirë audiencën me hitet e tyre më të mira ndër vite. Nëse jeni një prej fansave të emrave të mësipërm, bëhuni gati për një natë të gjatë, e fillimviti shpërthyes! Për më tepër kontaktoni me faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Atmosferë e ndezur te Folie Terrace, burimi i fotos: facebook.com/Folie-Terrace.

6. Venue Club

Me të vetmen dhe të parezistueshmen Aurela Gaçe, Venue do të tërheqë padyshim një nga grupet më të mëdha të njerëzve në këtë ndërrim vitesh. Për rezervime kontaktoni në numrin: +355673336661.

Posteri zyrtar i eventit.

6. Destil

Hosteli më I famshëm I Tiranës do të mirëpresë Vitin e Ri me një nga emrat më në zë të jetës së natës së kryeqytetit, Indripendent_fx. Bileta kushton 3000 Lek Open Bar për vajzat, dhe 4000 Lek Open Bar për djemtë. Për rezervime kontaktoni në numrin: +355 69 885 2388.

Posteri zyrtar i eventit.

Mbrëmje Gala

Nëse jeni më tepër i interesuar për të qenë pjesë e një prej mbrëmjeve gala që do të organizohen më 31 dhjetor, ka disa opsione të tjera mjaft interesante që mund të shqyrtoni:

1. Rogner

Motoja e tyre është “përshëndet festat me stil”, ndaj nëse doni të festoni Vitin e Ri me një darkë gala dhe muzikë cilësore, ky është vendi i duhur. Vikena Kamenica, Kamela Islamaj, dhe Grupi Ali Pashë Tepelena janë disa nga emrat e përzgjedhur për të performuar gjatë mbrëmjes së madhe. Çmimi: 119 Euro për person.

Posteri zyrtar i eventit.

2. Te Stela Resort

Të ftuarit Te Stela Resort janë padyshim disa nga emrat më në zë të muzikës modern shqiptare, si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda (Tre Musketjerët), Juliana Pasha, Kejsi Tola, Venera Lumani dhe Lindi Islami. Ashtu siç i ka hije dhe Stelës, darka do të ketë një menu speciale me ushqime të shijshme e birra të freskëta. Çmimi: 75 Euro/personi.

Posteri zyrtar i eventit.

3. Dajti Ekspres

Me një menu të pasur, muzikë live dhe një pamje fantastike të Tiranës nga Mali i Dajtit, Dajti Ekspres di se si të kënaqë klientët. Çmimi: 69 Euro/personi. Për më tepër vizitoni faqen në facebook.

Posteri zyrtar i eventit.

Fishekzjarret në Sheshin Skënderbej 

Nëse doni të mos shpenzoni para, por thjesht të shijoni atmosferën festive të ndërrimit të viteve, Sheshi Skënderbej mbetet gjithashtu një opsion shumë i mirë. Fishekzjarret zyrtare të Vitit të Ri hidhen pikërisht këtu, e muzika dhe organizimet festive nuk do të mungojnë, ku mund të ndani entuziazmin dhe me miqtë, familjarët apo të pranishmit e tjerë.

Burimi i fotos: facebook.com/bashkia.tirane.