Ku të hani tiramisunë më të mirë në Tiranë - Into Albania

Ku të hani tiramisunë më të mirë në Tiranë

Nëse jeni një i dhënë pas pastiçerisë italiane, me siguri doni të provoni herë pas herë një tiramisu të shijshme. Më poshtë po ju paraqesim disa nga vendet që bëjnë tiramisunë më të mirë në Tiranë, por nëse keni sugjerime për emra të tjerë, mos hezitoni të na i thoni:

+39

Në zemër të zonës së ish-Bllokut, tek +39, tiramisuja vjen në formë dhe shije ndryshe nga vendet e tjera. Përmes një servirjeje origjinale, këtu tiramisuja shërbehet me një ibrik tipik italian ku përgatitet dhe kafeja, e cila më pas mund t’i hidhet sipas dëshirës kremit të shijshëm. Nëse jeni një adhurues i tiramisusë, nuk mund ta humbisni një vizitë tek +39.

Tiramisuja tek +39, Foto nga IntoAlbania.

Romagna Mia

Një restorant tipik italian, me shumëllojshmërinë e pastave, lazanjave apo ëmbëlsirave italiane, nuk mund të mos dallohej dhe për tiramisunë. Me një numër të madh klientësh besnikë të tiramisusë, Romagna Mia nuk mundej të mos ta shpërndante dhe përmes shërbimit taxi ëmbëlsirën të cilën e përgatit me biskota pak më ndryshe se savoiardit klasike, por që kombinohet aq mirë me kremin dhe kakaon cilësore, sa bëhet e parezistueshme! Nëse doni të porosisni një tiramisu tani në shtëpi apo zyrë, telefononi në numrin: 00355696542689

Tiramisuja tek “Romagna Mia”, foto nga IntoAlbania.

Cioccolatitaliani

Në krah të +39 ndodhet Cioccolatitaliani një tjetër vend ku bashkë me akulloren apo gatimet tipike italiane, nuk mungon dhe tiramisuja, me një shtresë të mesme e fundore të butë, që i jep të gjithë vëmendjen kremit të freskët, sipër të cilit ndodhet dhe një çokollatë e zezë sa për shije.

Restorant “Fiore”

Nëse doni një tiramisu klasike si njëherë e një kohë, pa hapësirë për eksperiment, por që të sjell shijen me të cilën keni rënë në dashuri për herë të parë me tiramisunë, atëherë mund të shkoni tek Restorant “Fiore”, që ndodhet përballë aneksit të ish-stadiumit Qemal Stafa. Për më tepër telefononi në numrin: +35542236394

InPuglia Tirana

Një tjetër restorant ku tiramisuja serviret me të njëjtën shije si në Itali është InPuglia. Falë dhe menusë interesante e plot me kreativitet, tiramisuja vjen tamam si ëmbëlsira e duhur që mbyll një drekë apo darkë të këndshme.

View this post on Instagram

Buon giorno e buon dolce ? #inpuglia #tirana #dolce

A post shared by InPuglia (@inpugliatirana) on

Artigiano

Së fundmi, nuk mund të mungonte dhe “Artigiano”, që duket se ka përherë një përgjigje për çdo kërkesë që lidhet me të kripurat apo të ëmblat. Receta e tyre është pak e ndryshme nga tiramisuja me të cilën jeni mësuar, por kjo mund të jetë një arsye më shumë për të porositur dhe një tiramisu pasi të keni ngrënë pjatat tuaja të preferuara në një nga restorantet më popullore të Tiranës.